“PD-PS politika bezdisëse me Kushtetutën”
Ish-kryetari i Kuvendit, kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi kontestoi ndryshimet e bëra në Kushtetutë. "Edhe ndryshimet që janë bërë dy herë, një herë para një viti për ndryshim fare të rëndomtë, e para disa muajsh. Të tëra këto janë fare të panevojshme dhe janë përsëri bezdira të politikës, e cila do të ndryshojë disa rregulla loje, që shkojnë madje dhe në sens jo logjik dhe me konceptimin që ka vetë Kushtetuta", deklaroi Gjinushi. Ai trajtoi kuadrin kushtetues për zgjedhjet dhe evoluimin e tij. Gjinushi vlerësoi sistemin aktual zgjedhor, ndërsa konsideroi si "të vdekur të virgjër" sistemin e parashikuar nga Kushtetuta në vitin 1998.