E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michael Jackson “shndërrohet” në mysliman

 

Michael Jackson është konvertuar në mysliman. Ceremonia është kryer në prani të një imami dhe është zhvilluar në vilën e Steve Porcaro, anëtar i grupit “Toto”. Për sa i përket zgjedhjes së emrit, duket se Jackson ka patur dyshime midis Mikaeel dhe Mustafa, që do të thotë “i zgjedhuri”. Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik “Sun”. Jackson, i cili është rritur në një familje të dëshmitarëve të Jehovait, ka përqafuar fenë myslimane në ceremoninë “shahada”, pasi ka folur me disa miq, edhe ata të konvertuar në myslimanë. Këngëtari i muzikës pop, i cili pritet të nisë një turne vitin e ardhshëm, ka vendosur të habisë të gjithë publikun me këtë vendim të papritur. Mësohet se muzikanti kanadez David Wharnsby dhe producenti Phillip Buibal, i kanë shpjeguar se si feja myslimane ka përmirësuar jetën e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›