Juve-Arsenal akord per Van Persin
Robin van Persi ka qenë gjithmonë objektivi kryesor i merkatos së Juventusit. Sulmuesi holandez ishte ylli që të gjithë prisnin të afronin në skuadër për repartin ofensiv dhe këmbëngulja e bardhezinjve duket se është shpërblyer.
Nga Anglia ka ardhur lajmi se “Zopnja e Vjetër” është vetëm një hap larg Van Persit. Negociatat duket se janë zhbllokuar dhe gjithçka falë bisedimeve ndërmjet klubeve. Sipas mediave pranë Arsenalit, pasi është dorëzuar në tentativat për të mbajtur lojtarin, trajneri i “topçinjve”, Arsen Venger duket se ka pranuar ofertën e Juventusit.
Bëhet fjalë për një shifër rreth 25,6 milionë eurosh, më saktësisht 20 milionë stërlina. Në këtë mënyrë, Juventusi ka kaluar atë që ishte pengesa kryesore, ndërsa tashmë mbeten për t’u përcaktuar detajet e kontratës me futbollistin 28-vjeçar.
Një problem përbëjnë edhe kërkesat financiare të Van Persit, që pretendon 13 milionë euro rrogë në sezon te kampionët e Italisë për kontratën e cila pritet të jetë 5-vjeçare. Shifra do të ishte më e larta në historinë e klubit dhe duket e vështirë të shpenzohet nga presidenti Anjeli.
Gjithsesi për Van Persin pritet të bëhet një sakrificë financiare, pasi ai është “top player”-i që Juventusi kërkon me forcë, për të vazhduar dominimin në Serinë A, por mbi të gjitha për t’u rikthyer protagoniste në Europë.
Një tjetër manovër e klubit bardhezi përsa i takon sulmit pritet të jetë edhe shkëmbimi me Interin. Te zikaltërit do të kalonte Fabio Kualjarela, ndërsa bardhezinjtë do të merrnin Pacinin. Gjithsesi, trajneri Konte ende nuk ka dhënë “dritën jeshile”, pasi Juve pritet të shesë edhe Matrin te Milani dhe drejtuesi i stolit nuk preferon të bëjë ndryshime shumë drastike.