Mou shtyn Kaka drejt Milanit

Një mbledhje me dyer të mbyllura dhe me pak njerëz të pranishëm. Zhoze Murinjo, Rikardo Kaka dhe babai i këtij të fundit janë takuar në “Santiago Bernabeu”, në atë që cilësohet si pika e kthesës për të ardhmen e mesfushorit brazilian dhe për merkaton e Realit të Madridit.
Gjatë takimit 45-minutësh, trajneri portugez i ka shpjeguar Kakasë se nuk do të ketë rol protagonisti gjatë sezonit të ardhshëm te Reali. Fjalë të dhëna edhe në formë këshille, që 30-vjeçari të gjejë alternativa të tjera larg Valdebebas.
Kjo edhe për faktin se Murinjo preferon të ketë në skuadër Luka Modriç, me kroatin që pritet të jetë blerja e madhe e “merengues” gjatë kësaj vere. Paratë e përfituara nga shitja e Kakasë, por mbi të gjitha fondet e kursyera nga rroga e lartë e brazilianit, do të ishin vendimtare për afrimin e Modriç.
Në momentin e daljes nga “Bernabeu”, Kaka nuk preferoi të jepte deklarata, por thjesht u largua mes buzëqeshjeve. Gjithsesi, nga Spanja këmbëngulin se pista më e mundshme është rikthimi te Milani. Së fundmi lojtari ka refuzuar një ofertë nga Korinthiasi, ndërsa për ta shitur, Reali është i gatshëm të bëjë ulje të konsiderueshme.
Perez do tia shiste Kakanë kuqezinjve për vetëm 10 milionë euro. Një investim që nuk do ti rëndonte arkat e “Djallit” pas shitjeve të Ibrahimoviç dhe Tiago Silvës. Por, mbi të gjitha rikthimi i Kaka te Milani, shihet si mënyra më e mirë që Berluskoni të bëjë paqe me tifozët pas largimit të yjeve dhe debateve më të fundit për rimbursimin e parave të shpenzuara për abonimet vjetore në stadium.