E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo, i vendosur të mbetet në Real

Shumë njerëz e shohin Cristiano Ronaldon, të rikthyer në Premierligën angleze, ose në ndonjë aventyrë të re italiane. Por në realitet, fenomeni i Real Madridit nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi ‘Los Blancos’.

“Dëshiroj të vazhdoj me Realin. Nuk dëshiroj të shkoj në një klub tjetër. Raporti im me Mourinhon dhe me klubin është perfekt. Këta tre vjet në Madrid ishin mjaft pozitivë dhe jam adaptuar mjaft mirë. E kam fituar një titull të rëndësishëm si Këpuca e Artë. Ndihem i fort dhe do të luftoj deri në fund, për të fituar trofe”, deklaroi mesfushori ofanziv për radion portugeze, TVI.

Me Realin, Ronaldo është afër kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe ta fitojë titullin në La Liga, pasi vjet e fitoi trofeun Copa del Rey.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›