Nënë Tereza në Sofje
Një shenjtore e madhe dhe grua e thjeshtë, nënë dhe udhëheqëse. Mes kontrastesh hyjnore dhe tërësisht njerëzore, dimensionet e humanistes shqiptare Gonxhe Bojaxhi, prezantohen nga piktori Miftar Memeti në një cikël pikturash që ekspozohen në qendrën kulturore informative të Sofjes dje në mbrëmje. Udhëtimi i saj në vite, rruga përmes vështirësish dhe bukurish, me të cilat ballafaqohet një misionare, por edhe një grua në përditshmëri. Janë gjithsej 30 vepra që evokojnë figurën dhe veprën e misionares. Pikërisht me këto piktura Memeti kridhet në intimen e tij personale... figura dhe vepra e afron me nënën e tij në vitet e shkuara të pleqërisë, shprehet Maja Kërstevska, drejtoresha e Galerisë Nacionale. Figurën e saj ai e ndërthur me peizazhin e arave me grurë dhe kopshteve, duke e afruar drejt figurës së nënës së tij. Ndërkohë të martën në mbrëmje, në ambientet e Ministrisë së Kulturës në Tiranë, është mbajtur një sesion për figurën e Nënë Terezës.