Kombetarja e 78-ta ne renditjen e FIFA-s

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur një vend në renditjen e FIFA-s për muajin shkurt të këtij viti. Ajo u rendit në vendin e 78-të, ndërsa në janar ishte e 77-ta. Skuadra shqiptare që do të drejtohet për herë të parë më 29 shkurt në miqësoren e Gjeorgjisë nga trajneri italian, Xhani De Biazi, ka një rënie graduale gjatë muajve të fundit, pasi arriti deri në vendin e 50-të në renditjen “Koka Kola” nën drejtimin e trajnerit kroat, Josip Kuzhe.
Kuqezinjtë e kanë arritur fitoren e fundit, në një miqësore luajtur në gusht ndaj Malit të Zi, me rezultatin 3-2 në Shkodër, një ndeshje për të cilën pati dyshime të dala sidomos në mediat greke.
Shqipëria arriti një barazim 0-0 në Maqedoni në nëntor, ndërsa ka pësuar disa humbje radhazi, si dy të tilla ndaj Francës, një ndaj Luksemburgut dhe Azerbajxhanit si dhe ka barazuar 1-1 në “Qemal Stafa” ndaj Rumanisë.
Renditja e FIFA-s kryesohet nga Spanja, ndërsa Gjermania është ngjitur në vendin e dytë.