FIFA: Shqipëria, një pozitë më poshtë

Kombëtarja shqiptare ka zbritur për një pozitë, nga e 77-ta në të 78-ën, në renditjen më të re të FIFA-s, e cila u publikua të mërkurën.
Kuqezinjtë kanë 452 pikë, ndërsa gjenden përpara Finlandës së Përparim Hetemajt, Njazi Kuqit e Berat Sadikut (79) dhe prapa Uzbekistanit (77).
Në renditjen e përgjithshme, Spanja vazhdon ta mbajë primatin, ndërsa Gjermania e ka ndërruar vendin me Holandën. Italia u ngrit në pozitën e tetë, kurse Brazili ra në të shtatën.
Top 10 mbyllet nga Danimarka, e cila e la Argjentinën në pozitën e 11-të.
Kampioni i ri i Afrikës, Zambia u ngrit në pozitën e 43-të.
Renditja e FIFA-së
1. Spanja 1566 pikë
2. Gjermania 1369
3. Holanda 1359
4. Uruguai 1317
5. Anglia 1179
6. Portugalia 1155
7. Brazili 1152
8. Italia 1115
9. Kroacia 1101
10. Danimarka 1090
-------------------------
78. Shqipëria 452