E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vikena Kamenica, ndihem vetvetja

23/12/2004  Vikena Kamenica

Musical...? Ndihem vetvetja

"Musical, më bën të ndjehem vetvetja", pohon për "Metropol", Vikena Kamenica. Pas rreth gjashtë muajsh nga interpretimi në musical-in "Ëest side story", në "100 vjet Broadëay", ajo do të bëntë spektatorët në sallë të duartrokosnin të entuziasmuar dhe të "lëshonin" me dhjetra bravo, gjatë shfaqjes. Pa komplekse, ajo pranon faktin se formimin e saj të plotë artistik do të krijontë në "shkollën" e night-club, vend që i hoqi frikën ndaj skenës dhe publikut, por që e beri të "hyjë" pa frikë edhe në "Broadëay". Pavarësisht se musical, e bën të ndjehet vetvetja, e ka të pamundur të ndahet nga muzika klasike, "një trashëgim familjar" dhe ndjehet e dyëzuar... Eshtë e bindur se "fabulat e musical janë të mrekullueshme" dhe aktuakisht sapo e ka prekur direkt këtë zhanër dhe ka ende shumë për të bërë, për të akpur maksimumet e saj

Musical-i, një risi në artin shqiptar apo edhe tendecë e së ardhmes?

Faktikisht, musical-i është një nga zhanret më të suksesshëm sot në botë. Pavarësisht se ka lindur në Evropë, Amerika diti ta kthejë në kult. I lindur në klabe me spontanitetin dhe lirinë, si të krijimit ashtu edhe të interpretimit, vite më vonë do të shndërrohej në vepra të krijuara vetëm për musical, për të arritur në parametrat e kabaresë, a la Liza Minelli. Natyrisht, edhe fabulat e përdorura në musical-et janë marrë nga jeta e përditshme, ku mund të përmend "Dont tell mama", ku vajza që këndon në klab, i kërkon publikut të mos tregojë asgjë për të, pasi nëna e vet kujton se ajo studion në kolegj dhe nuk duhet të mësojë të vërtetën apo edhe krijime të tjera, që kanë atë lirinë e tyre të mrekullueshme dhe kjo liri, ka bukuri, të josh. Pra, e parë në këtë prizëm, besoj se kjo risi do të zerë vend në artin e tonë bashkëkohor.

Ndoshta dikur një argëtim, por sot, musical-i në parametra shumë të lartë profesionalizmi...

Kjo është shumë e vërtetë. Madje, personalisht mund të them se formimin tim të plotë si artiste e kam fituar gjatë tre viteve në "shkollën" e night-club-it. Kjo eksperiencë më dha atë siguri dhe kurajo të përballoj skenën e publikun, pa frikë. Tri orë të këndosh non-stop, në prani të publikut, besoj se janë "stërvitja" më e mirë jo vetëm për mua, por për çdo këngëtar. I jepja vetes shumë liri për të thyer jo vetëm monotoninë time, por edhe të publikut. Ky fakt më dha sigurinë në vetvete. Kjo eksperiencë personale është, ndoshta, mënyra më e mirë për të shpjeguar se çdo të thotë të japësh shfaqje, me pak a shumë të njëjtat pjesë, dhe publiku të mos irritohet apo lodhet. Unë shpresoj se gjatë kësaj kohe e "binda" publikun që të më dëgjonte, e të mos mendonte për gotën e verës që kishte përpara. E që të arrish këtë gjë, duhet jo vetëm talent, por edhe shumë profesionalizëm. Ky është thelbi i suksesit të musical-it, që e ka çuar në parametra kaq të lartë, sikundër në ditët tona, por edhe për mua, siguria e fituar në "shkollën" e klabit, më bëri që të hyja pa frikë në "Broadëay"...

Një fillim me një pjesë të shkruar për musical (Ëest side story), më pas në "100 vjet Broadëëay" dhe, njëkohësisht, një Vikenë mjaft të evoluar cilësisht, në kërcim, plastikë, interpretim...

Do të doja të thoja, së pari, diçka në lidhje me "Ëest side story", pasi është në të vërtetë një pjesë shumë klasike e Brenstein, ku edhe Maria edhe Toni janë këngëtarë lirikë, ku bën pak përjashtim Anita, e cila si një latine e vërtetë, kërcen, këndon, aktron, pra tre elementë që një këngëtar klasik e ka shumë të vështirë t'i realizojë në skenë, ndërsa te "100 vjet Broadëay" kemi të bëjmë me pjesë, të cilat nuk ishin krijuar për t'u vënë në skenë, por më pas u ndërtuan për skenën, duke përbërë kështu fondin e "artë" për çdo kabere kudo në botë. Për sa i përket rritjes cilësore, unë ju falenderoj për konstatimin tuaj. Besoj se gjithçka fillon që në fëmijërinë time me pasionin që kam patur për të recituar poezi dhe gjithmonë të shoqëruar me interpretim. Pa dyshim do të thoja se është një element që e kam trashëguar nga babai im, i cili më jepte një këshillë që jam përpjekur ta zbatoj gjithmonë: "Vikena, ne këndojmë fjalën ...". Besoj se kjo është një nga pikat e mia më të forta. Pra, edhe kjo ngritje që keni konstatuar ju, vjen si rezultat edhe i poezive apo fabulave të mrekullueshme, një arsye e fortë për të ngjitur në skenë edhe muzikën franceze, ishte cilësia e mrekullueshme fabulave të tyre, si p.sh. "La Boheme", që në vetvete është një histori e shtrirë në 20 vjet. Kam bindjen se edhe vetë tekstet që këndoj janë një ndihmë shumë e madhe në interpretim.

Pas kësaj hapje të re, ku është vendi i Vikenës, te klasikja apo modernia?

Një pyetje e "tmerrshme", pasi e kam shumë të vështirë t'i përgjigjem. Në fakt, musical ka edhe klasiken brenda vetes dhe, në këtë zhanër, ndihem plotësisht vetvetja. Kam një kënaqësi të plotë kur interpretoj në musical. Nga ana tjetër vij nga një familje, ku të dy prindërit e mi kanë qenë të lidhur ngushtë me muzikën klasike dhe jam rritur nën tingujt e Çajkovskit, Puçinit, Verdit etj., disa ditë para spektaklit interpretova te "Madam Butterflay"... Nuk e di, te musical ndjehem vetvetja, por jam rritur me klasiken..., nuk e di...

Musical, nga ana e tij kërkon një përgatitje në tre disiplina; kanto, kërcim, interpretim. A mendoni se Akademia mund të nxjerrë artistë të formuar për këtë zhanër?

Si elementë më vete funksionojnë, por jo të shkrirë organikisht. Madje, vura re edhe diçka që më bëri shumë përshtypje. Pedagogët e Akademisë nuk e mbështetën këtë vënie në skenë, duke e parë si diçka të rëndomtë. Besoj se kjo vjen si pasojë e shkollës së vjetër ruse, tepër klasike, që mbizotëron akoma. Më vjen me të vërtetë keq për këtë konstatim. Jemi ende larg parametrave bashkëkohorë në këtë drejtim, kryesisht te kantoja, pasi aktrimi ka ecur shumë në këtë drejtim, ndërsa baleti, mund të them pa frikë se ka ecur shumë përpara.

Vikena, çfarë do të korrigjonte te Vikena...?

Në fakt, sapo dal nga skena, jam e para që konstatoj se çfarë nuk bëra si duhej. Vazhdoj të kërkoj shumë nga vetja vokalisht. Nuk është ky kulmi im dhe po punoj shumë në këtë drejtim. Duhet të vazhdoj të punoj edhe për plastikën, pasi edhe këtu kam mundësi për më shumë, por edhe për të arritur atë fazë, që të kërcej dhe të këndoj pa e ndjerë lodhjen. Duke qenë se sapo e preka musical-in direkt, besoj se, në përgjithësi, duhet të punoj ende shumë, pafundësisht shumë. Por në zanatin tonë, besoj se edhe mosha luan një rol shumë të madh... Aktualisht kam prekur të gjitha ato çfarë kam dashur, shpresoj se pas dy vitesh të kem arritur në parametrat që besoj se i kam brenda vetes.

Intervistoi: Leonard Olli

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›