PD: Zgjedhjet të zhvillohen në qershor
13/01/2005 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar dje në Shkodër se zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen në muajin qershor. Ky është qëndrimi i parë i PD-së, pas kërkesës së Moisiut për bisedimeve mbi datën e zgjedhjeve, ku u hodhën hipotezat për zhvillimin e votimeve në muajin korrik ose në muajin shtator. Gjatë festimit të 14-vjetorit të themelimit të degës së këtij qyteti, Berisha u shpreh se Nano po përdor politika diskriminuese ndaj qytetit të Shkodrës, që është më properëndimori në Shqipëri. Kam ardhur "për të përkujtuar ditën e shënuar në këtë qytet, që ka qindra dëshmorë të demokracisë. Shkodra ka pasur dëshmor të demokracisë më shumë se çdo qytet i Evropës postkomuniste", tha Berisha.
Shkodra
Sipas kreut të PD-së, Shkodra ka popullsinë më të madhe të papunë në vend, ku 70 për qind e banorëve nuk marrin pagë. "Kjo, jo se nuk ka kushte dhe njerëz, por se politika e Nanos është diskriminuese për këtë qytet", tha Berisha. Ai theksoi se Nano dhe klika e tij çdo vit shpenzojnë 700 milionë euro, vetëm duke mos paguar taksat e bizneseve të tyre. "Kjo është e barazvlefshme me 110 mijë vende pune, ose me ndërtimin e dy teceve, ose sa për të asfaltuar të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore të Shqipërisë", tha Berisha, duke shtuar se Nano po tregon një hakmarrje primitive ndaj Shkodrës, pasi ky qytet e ka dhënë votën gjithnjë për të djathtët. "Ky qytet është prodhuesi kryesor i energjisë elektrike dhe ka mungesën më të madhe të saj. Kjo ka sjellë largimin e biznesmenëve, shkatërrimin e 15 mijë vendeve të punës në industrinë e këpucëve. Shkodra nuk përmbytet nga katastrofat natyrore, por nga ato të qeverisë", tha Berisha në fjalën e tij. Për kreun e demokratëve, Buxheti që qeveria i ka dhënë Shkodrës është dy herë më i ulët se shpenzimet e telefonave të qeveritarëve dhe të ministrave të Nanos. "Shkodra nuk voton kurrë për komunizmin dhe për PS-në, sepse është bastion i shpirtit properëndimor dhe këtë e ka treguar historikisht me votën e saj", tha Berisha.
Akuzat
Për Berishën, Shqipëria nuk pranohet në Bashkimin Evropian me këtë qeveri. "Nano është Janukoviçi shqiptar", tha Berisha. Duke atakuar ministrat Malaj dhe Angjeli, Berisha tha se "me malavitën në krye të financave me ´Naçin´ kryehajdut nuk ka se si të na pranojë Brukseli. Gjithashtu, Berisha ka akuzuar qeverinë socialiste për korrupsion. Ndërsa mungesa e zbatimit të ligjit, për kryedemokratin është një tjetër faktor që penalizon Shqipërinë. Sipas Berishës, në vendin tonë ligji zbatohet vetëm 0.17 për qind, kurse Mongolia, shtet që nuk ka bërë kërkesë për të hyrë në Bashkimin Evropian, e ka nivelin e zbatimit të ligjit 4 herë më të lartë se vendi ynë. Në festimin e themelimit të partisë, Berishën e kanë shoqëruar në teatrin "Migjeni" nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, Pjetër Arbnori dhe të gjithë deputetët e tjerë të këtij qyteti.