Malëshova, fshati gërrmadha i ngritur mbi florinj
15/05/2005 Lajmërim në qendër të Beratit
“Jeni të ftuar ‘në fshatin e floririt’”
BERAT - Një fletë lajmërimi e varur në vendin e afisheve në qendër të qytetit të Beratit, nuk mund të mos të ngjallte kureshtjen për t’u bashkuar një ditë për në “fshatin e floririt”.
Për të arritur në fshatin Malëshovë, sipas afishes duhej që të ngriheshe në orën 05.00 të mëngjesit për të qenë në orar, ditën e festës së Shën Kristoforit.
Atje lart në një breg, ku 300 vjet më parë kishin ngritur kishën, tani do të organizohej një meshë. Kanë mbetur pak gurë pas shkatërrimit të kishave dhe shtëpive të fshatit.
Sapo del lartë në atë kodër, një fllad i lehtë pranveror të godet në fytyrë dhe mushkërit të duken sikur nuk kanë funksionuar deri në ato momente. Para shfaqet një luginë e bukur, sikur të qe e shtruar me një shtresë të blertë dhe disa gërmadha shtëpish të shembura, ku dukej qartë se mbi këtë luginë, për më shumë se 300 vjet, kishin jetuar njerëz.
Tashmë kanë mbetur vetëm gjurmët e hidhura të shkatërrimit dhe një histori e veçantë, që shumë pak fshatra e kanë shancin ta kenë. Tej në horizont shikon si në pëllëmbë të dorës një pamje të mrekullueshme, e gjithë riviera të duket si një qilim i blertë. Mes atyre kodrave, si një gjarpër i madh duket rruga nacionale, që lidh dy rrethet, Berat e Skrapar.
Pikërisht, përgjatë këtij aksi, në fshatin Vërtop, kthen rruga për të shkuar në fshatin e lindjes së një prej rilindasve tanë të mëdhenj, Jani Vruho.
Banorët tregojnë se ka lindur dhe jetuar në këtë fshat deri në moshën 18 vjeç. Më pas, si gjithë shqiptarët e tjerë, mori rrugën e mërgimit, ku dhe u shkollua dhe punoi për Shqipërinë. Në Bukuresht ai hapi gazetën “Drita”.
Mes besimtarëve të shumtë, nën kujdesin e Papu Kristaqit organizohet një meshë fetare. Më pas një darkë e mirë dhe e bollshme, ku nuk mungojnë edhe kënga dhe vallja e kënduar bukur nga banorët e këtij fshati, që kishin ardhur enkas atë ditë...
Largohesh prej andej, duke marrë më vete historinë e bukur të këtij fshati…
Udhëitm në kohë, 300 vjet më parë, në kohën e Ali Pashë Tepelenës
BERAT - Kur Ali Pashë Tepelena shkoi në hell në parin e fshatit, prift, i titulluar Caush, banorët jo vetëm që nuk ndërruan fenë, por ngritën këngë për njeriun e sakrificës. Ata pranuan djegien dhe morën arratinë. Malëshova, ky është fshati ku banuan këta njerëz, prejardhja e të cilit vjen nga Hormova e Tepelenës, e njohur që nga viti 1700, kohë kjo kur Ali Pashë Tepelena bëri raprezalje te banorët për të kthyer fenë.
Nga ky fshat doli dhe kënga (për qëndresën) e banorëve dhe të parëve të fshatit, të cilët pranuan gjithçka në emër të dashurisë për fenë e tyre.
Edhe sot e kësaj dite, fshatarët e atyre zonave kujtojnë vargje nga kënga e qëndresës:
O Çaush, Çaush Hermova/
Dhjam e dyll të pikova/
Të gjall në hell të shkova/
Besën dot s’ta ndërrova/
Pas shpërnguljes…, lind Maleëhova
Pas largimit nga fshati, banorët u vendosën te Pashai i Beratit. Pashai i mori në mbrojtje dhe u caktoi të vendoseshin për banim në fshatin Uznovë. Banorët e ardhur nuk pranuan, pasi kishin pasuri me vete, kishin shumë bagëti.
Sipas traditës së tyre të jetesës, muhaxhirët, pasi kontrolluan fshatrat rreth qytetit, u duk se u përshtatej pllaja mbi fshatin Vërtop. Atje u vendosën dhe fshatin e quajtën Malëshovë që duhet ta kenë marrë emrin nga sllavishtja, atje me pamje të hapur sipër një kodrine.
Sipas gojëdhënave, fshati mund të jetë vendosur në muajin nëntor të vitit 1700. Aty kanë qenë tokat e Allajbeut të Peshtanit. Maleshovikët njiheshin si trima, të zgjuar dhe të besës.
Sipas gojëdhënave, beu i Peshtanit u ka shitur tokën.
Pas vendosjes, maleshovikët morën menjëherë komandimin e zonës dhe krijuan komunën e parë dhe xhandarmërinë e zonës.
Në vitin 1917 u hap shkolla e parë.
Fshati u zhvillua me shpejtësi. U krijuan gjashtë lagje me projekte, lagjja Arexhako, lagjja e Mesme,lagjja e Gropës, lagjja e Bregut të Lilos dhe lagjja Sheshishte.
Lagjja e Bregut ishte karakteristike edhe quhej lagjja Kala. Rreth 95 shtëpi ishin dykatëshe me dhoma gati të përdheshme. Portat kishin dy kanata dhe lagjet me njëra-tjetrën lidheshin me kalldrëm te sheshi që ishte qendra, Arxhaka dhe sheshi i Arapit.
Djegia dhe rindërtimi
Fshati kishte tre kisha, atë të Shenbrisë, që quhej si Katedrale e fshatit, e cila është djegur nga austrohungarezët në Luftën e Parë Botërore, pasi aty ka qenë pika 3333 për të gjitha ushtritë. Nisur nga kjo, austrohungarezët prishën tre kishat.
Ushtarët qëlluan me top nga Peshtani dhe prishën kishën e Shën Kristoforillit, Shën Kananit dhe u dogj kisha e Shën Mërisë.
Aty u dogj edhe Selvia dhe dy djem nga fisi Jorgaq Qirko (Dhima). Por, banorët e këtij fshati ndërtuan brenda një kohe të shkurtër të tre kishat. Në këtë kohë doli shprehja se, “nëse digjet Berati e ndërtojnë malëshovitët”...
Qeverisja dhe feja
Në fillim u vendos një ligj i brendshëm i fshatit, ku thuhej se do të ruheshin marrëdhëniet e mira me banorët e zonës dhe të fshatrave fqinj. Këtë e tregon edhe mosndërrimi i tapive të emrave dhe pse toka është blerë.
Edhe sot ajo ekziston në tapitë e malëshovikëve, emrat e tokave me toponimet “bregu i Lazes”, “sheshi i Hasanit”, “Ara e Hoxhës”, “sheshet e Drenovës” etj.
Sipas rregullit të brendshëm, banorët vendosën që në fshat mos të futej për banim banor me fe tjetër. Nuk lejoheshin të bëheshin krushqi me fe tjetër, madje edhe nga Berati, kjo deri në vitin 1913.
Të pasur nga emigracioni
E çuditshme, por këta fshatarë emirgonin të organizuar. Madje, edhe me kohë të caktuar në lista, sipas radhës. Kryesisht emigracioni ishte me Amerikën. Kjo bëri që malëshovarët të pasuroheshin. U krijua shoqata “Lisi i butë”, si dhe doli një revistë që e drejtonte Stefan Qerici (Gjoka).
Kjo shoqatë investonte në fshat për të ndihmuar të vobektit. Ndërtonin rrugët, çezmat, kishat etj. Malëshovistët punonin tregtarë në gjithë Qarkun e Beratit me mallrat që sillnin nga emigracioni. Kishte tregtarë që e kishin shtrirë veprimtarinë e tyre në Mallakastër, Mollas, Dragot të Elbasanit, Skrapar, Vlorë etj.
Emancipimi, femrat, mësuese dhe nxënëse
Shkolla e parë që në vitin 1884
Më 1884 u hap shkolla e parë greke, mësimet e së cilësh zhvilloheshin te kisha e “Shën Mërisë”, ku kanë mësuar Jani Vruho, Jorgaq Dhima, Spiro Papaj, Tas Gjiko, Lil Papaj, Llukan Gjikaj e shumë malëshovikë të tjerë.
Më pas shkolla u hap edhe në gjuhën shqipe dhe një degë e saj u hap profesionale, ku, veç programit mësimor, shqipe e greqisht, për gratë mësoheshin edhe zanate të rrobaqepësisë, qëndistari etj. Mësuesja e parë në 1913 ishte Kaljopi Papa. Ajo ishte nuse në Malëshovë dhe vajzë nga Mangalemi, e para femër që erdhi nuse nga Berati.
Ndërsa shkolla e parë shqipe u hap me mësuesin Spiro Papaj në 10. 10.1917. Kjo shkollë mblodhi nxënës nga të gjithë fshatrat përreth.
Sipas regjistrit të asaj kohe thuhej shkollë e përzjerë femra e meshkuj në fillim në një klasë dhe më pas në pesë klasa. Shkolla vazhdoi deri në vitin 1948, kur fshati filloj të shpërngulej.
Ish-nxënësi Sotir Stefan Gjoka, 70 vjeç, u ka kënduar njerëzve të shquar të fshatit.
O Tomor o mali i lart/
Malëshova të shkon për shtat/
Ajo ka nxjerr njerëz me famë/
Jani Vruhon, Spiro Papanë/
ka edhe gra e burra të tjerë/
që kanë qenë me shumë vlerë/
ne nipërit dhe mbesat i kujtojmë/
saher shkojmë në Malëshovë/
dhe kurrë s’do t’i harrojmë.
Pas kamjes zgjodhën qytetin për të jetuar
Shuarja dhe braktisja e fshatit
Fshati nuk u shua, sepse ndodhi ndonjë tragjedi. Por tregtarët e Malëshovës zgjeruan aktivitetin e tyre, kulturën dhe tregtinë.
Pali Gjika, 76 vjeç, për Malëshovën ka shkruar një libër, që i dedikohej historikut të fshatit të rrallë. Ata hapën zejtaritë e para në Berat me zejtarët vendas.
Në 1936, ngritën centralin e parë elektrik, i cili u hap nga fisi Reveli, dy vëllezrit Jani dhe Sotir Reveli, të cilit merreshin edhe me tregti.
U hapën hotelet e para Kolloma dhe Tomori, me pajisje të prura nga Italia, që quheshin Hotel i Tasit dhe i Llukanit, xhaxha e nip që ishin nga fisi Gjika. U ndërtua kinemaja e parë nga fisi Theodhori.
Një fabrikë për prodhimin e çorapeve për gra (satapure) punësoi 50 gra. Edhe kjo nga fisi Gjika, ku tregtari Tasi Gjika kishte punësuar edhe një mjeshtre greke.
Kështu, fshati filloj të zbres dalëngadal për në qytet. Në ato vite kishte shume tregtarë që, pasi mbyllnin dyqanet, ngjiteshin deri në fshat për të fjetur dhe pushuar. Kjo duket se po i mundonte dhe familjet filluan të shpërnguleshin një e nga një e më pas edhe 5 e 6 familje në një ditë. Kështu filloj të shuhej fshati dhe i fundit u shpërngul në vitin 1974. Ishte familja e Llambi Gori dhe një familje e Zoj Dhimës, pasi ka qenë shitës në fshatin Vërtopë.
Thesarët
Jabanxhiu që gjeti 18 kile flori
Por, mes banorëve pati edhe nga ata që pasuritë i grumbulluan në emigracion. Kryesisht floririn nuk e vunë në përdorim, por e fshehën në fshat. Në vitin 1978, persona të panjohur kanë shkuar te një thanë. Pasi kanë pyetur një banor të një fshati fqinj, një shkon pranë thanës dhe gërmon. Atë kohë u tha se ai zbuloi 18 kile flori.