Paneta: Sjellja në video e ushtarëve – për keqardhje

Në kumtesën e tij, Paneta tha se ka urdhëruar hetime lidhur me këtë video dhe ka premtuar se ushtarët që kanë marrë pjesë në incident do të mbahen përgjegjës “në masë të plotë”.
Më herët, Marina e Shteteve të Bashkuara ka kumtuar se nuk e ka verifikuar origjinën ose autenticitetin e videos.
Por, poashtu ka thënë se veprimet e paraqitura nuk janë në përputhje me vlerat e Marinës amerikane.
Zyra e presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, ka kumtuar se qeveria afgane është “thellësisht e shqetësuar” nga kjo video.
Marina amerikane heton videon skandaloze
Marina ushtarake amerikane ka filluar tashmë një hetim lidhur me një video të publikuar, në të cilën shihen katër pjesëtarë të marinës derisa urinojnë mbi në trupat e vdekur të luftëtarëve afganë.
Nëpërmes një kumtese, Marina ushtarake e SHBA’ve ka bërë të ditur se ende nuk është konfirmuar vërtetësia e as origjina e videos që është postuar në web-faqen YouTube.
Por, në kumtesë po ashtu thuhet se veprimet e portretizuara në këtë video nuk janë në përputhje me vlerat e marinës amerikane.
Zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni John Kirby, ndërkaq, deklaroi se videoja e publikuar është tejet shqetësuese, dhe se ajo paraqet një sjellje skandaloze.
Ende është e paqartë se kush dhe kur e ka xhiruar video-xhirimin, e as kush e ka postuar atë pastaj në internet.