E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo, vetëkandidohet për Mançesterin

 

“Nuk mund ta përjashtoj kurrë mundësinë e të qenit në të ardhmen trajneri i skuadrës së Mançester Junajtid. Klubet e mëdha evropiane kanë nevojë për trajnerë të mëdhenj dhe unë jam i tillë, kështu që mund të ndihem menjëherë komod në stolin e ‘djajve të kuq’”. Kreu i pankinës së Interit, Zhoze Murinjo, vetëkandidohet si zëvendësuesi i mundshëm i trajnerit legjendar të kampionëve të Anglisë, Sër Aleks Ferguson. Një gjë të tillë, portugezi e ka shprehur për të përjavshmen britanike “Neës of the Ëorld”. I sigurt për besimin që ka te vetja, karakteristikë kjo e Murinjos, ai është i bindur se emri i tij është tashmë i stampuar në axhendën e drejtuesve të Mançester Junajtid si një mundësi për të marrë drejtimin e skuadrës, pas largimit të Sër Aleks Fergusonit. “Sapo u largova nga Çelsi, më ofruan stolin e Kombëtares angleze dhe të gjithë e dimë mjaft mirë se ky është posti më prestigjioz në futbollin anglez. Përderisa kanë besuar tek unë që të jem trajneri i ‘tre luanëve’, jam shumë i bindur se emri im do të jetë sigurisht në listën e pasuesve të Fergusonit. Akoma s’mund ta them se kur mund të ndodhë kjo, sepse Aleks nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt, por gjithsesi, thjesht ideja për ta zëvendësuar atë më intrigon shumë”, ka thënë trajneri i Interit për median britanike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›