KE: Do ndihmojmë në rehabilitimin e zonës
Ambasadori i Komisionit të KE-së, Lohan tha dje në Shkodër se BE-ja do të ndërhyjë për rehabilitimin e zonës së përmbytur. "Bashkimi Evropian dhe shumë vende dhe partnere të tij kanë mundur të tregojnë në mënyrë shumë të shpejtë solidaritetin e tyre, duke sjellë jo vetëm produkte ushqimore, por po ashtu dhe sende të tjera, që kanë qenë të nevojshme për popullatën. Solidariteti i Bashkimit Evropian nuk përfundon këtu. Ne do vazhdojmë ta dëshmojmë të gjithë solidaritetin e Bashkimit Evropian dhe gjatë fazës së dytë, që është rikuperimi dhe rehabilitimi i zonës. Dhe shpresoj që kjo fazë e dytë të vijë shpejt në mënyrë që të përfundohet faza e parë e emergjencës", tha Lohan.