E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, 200 milionë lekë për emergjencën në Shkodër

 BLEDAR HOTITë gjitha donacionet në lekë apo në valutë, të dhuruara nga qytetarët, organizmat apo dhe biznesi, do të shkrihen me fondin e posaçëm të Qeverisë, duke u quajtur si Fondi i Emergjencave Civile për Qarkun e Shkodrës. Këtu do të përfshihet edhe fondi i posaçëm i akorduar nga ana qeverisë për përballimin e kësaj situate. Kjo është përcaktuar në vendimin e posaçëm të marrë nga Këshilli i Ministrave në datën 9 janar të këtij viti, i cili mban numrin 2. Kështu është përcaktuar shuma e 200 milionë lekëve, për të përballuar këtë situatë emergjente të krijuar. Nga vendimi përcaktohet se shuma do të  merret nga fondi Rezervë i Këshillit të Ministrave. Në bazë të ligjit të buxhetit të miratuar nga Kuvendi për vitin 2010, fondi rezervë i Këshillit të Ministrave nw total është 2 500 milionë lekë dhe përdoret për raste të paparashikuara të institucioneve buxhetore. Nga ky fond merret shuma prej 200 milionë lekësh, ose 2 milionë USD, i cili do të përdoret për përballimin e situatës emergjente të krijuar nw qarkun e Shkodrws. Këto fonde, sipas vendimit të Qeverisë, do të përdoren vetëm nga ana e Komitetit Ndërministror për Emergjencat Civile dhe pagesa autorizohet nga ana e Prefektit të Qarkut të Shkodrës. Gjithashtu është përcaktuar se fondet e tjera përfshihen edhe ato të Ministrisë së Brendshme, të përcaktuara në programin "Emergjencat Civile". Të gjitha ndihmat materiale në natyrë përfshihen në këtë fond emergjence. Marrja në dorëzim e këtyre ndihmave bëhet nga ana e Drejtorisë së Emergjencave Civile, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave e Materiale të Shtetit, si dhe degët rajonale në varësi të saj. Këto janë katër skemat e ndihmave të përcaktuara nga ana e Qeverisë, për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet në veri-perëndim të Shqipërisë, në Qarkun e Shkodrës. Qeveria ka çelur një llogari bankare të posaçme, për t'i ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura. Kjo llogari është çelur nga ana e Prefekturës, ku prefekti është edhe përgjegjësi kryesor i realizimit të shpenzimeve. Pikërisht për sa i përket blerjeve është përcaktuar se të gjitha ministritë, në bashkëpunim me krerët e bashkive dhe komunave, kryejnë procedurat e nevojshme si: blerje, marrje në dorëzim për shpenzimet e kryera në ato sektorë që mbulojnë në kuadrin e marrjes së masave të emergjencës. Sipas pikës katërt të këtij vendimi, të gjitha këto shpenzime do të njihen si të tillë, vetëm pasi vërtetohen nga ana e Prefektit të Qarkut të Shkodrës. Për sa i përket ndarjes së ndihmave në natyrë, pas mbledhjes së tyre është përcaktuar që ato të shpërndahen sipas një grafiku nga ana e Komitetit të Emergjencës. "Shpërndarja e ndihmave në natyrë, sipas vendimeve të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, bëhet dhe dokumentohet nga drejtoritë rajonale në varësi të ministrit të linjës apo në mungesë të tyre, nga vetë ministritë dhe kryetarët e njësive të qeverisjes vendore, sipas procedurave të përcaktuara në ligjin 8756, datë 26.3.2001 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave, dalë për këtë qëllim", thuhet në pikën 5 të vendimit të qeverisë. Kryeministri Sali Berisha ka premtuar në emër të qeverisë rehabilitimin e plotë zonave të përmbytura në qarkun e Shkodrës, të krijuar si rezultat i reshjeve të shumta dhe prurjeve të lumit Drin. Në mbledhjen e dy ditëve më parë, Kryeministri kërkoi nga ministri hartimin e projekteve dhe planeve për post emergjencën, në mënyrë që të realizohet në një kohë sa më të shkurtër rehabilitimi i plotë i zonës. "Të mos harrojmë se kjo zonë nuk është shkretëtirë, u shpreh Kryeministri, por një nga zonat më pjellore, më të pasura të tokës shqiptare, prandaj ka një rëndësi të jashtëzakonshme rehabilitimi tërësor i saj, infrastruktura, shkollat, qendrat shëndetësore, rrugët, kanalizimet dhe çdo gjë", deklaroi Kryeministri.Format e donacioneve    Donacionet e çelura në llogari bankare    Fondi i emergjencës së qeverisë 200 milionë lekë    Fondi i Emergjencave Civile i buxhetit të Ministrisë së Brendshme     Ndihmat materiale në natyrë nga donacionet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›