Komentet e Withers: Si flasin anglisht politikanët shqiptarë
Wikileaks zbardh telegramin me komentet e ish-ambasadorit për komunikimet në anglisht me kryeministrin Berisha, presidentin Topi dhe ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha. Në “test” edhe stafet e liderëve shqiptarë apo politikanëve të tjerë, të lidhur me ambasadën
Tiranë Në telegramet e ish-ambasadorit të SHBA-ve, John Withers, politikanët më të rëndësishëm shqiptarë komentohen si në profile politike, po aq sa edhe në personale. Herë për nevoja të ambasadës e herë për kuriozitet personal, ish-ambasadori karizmatik, Ëithers nuk ka lënë pa përmendur edhe aftësitë e tyre për të folur anglisht apo gjuhë të tjera të huaja. Në një telegram të zbardhur nga Ëikileaks, e që mban datën 17 korrik 2008, “njerëzit e ditës” së ambasadorit janë kryeministri Sali Berisha, presidenti Bamir Topi dhe ministri i Jashtëm i asaj kohe, Lulzim Basha. Dhe jo vetëm ata! Stafi i ngushtë i kryeministrit apo presidentit kanë kaluar gjithashtu “testin” e anglishtes, apo të gatishmërisë për të komunikuar me Ambasadën Amerikane ditë e natë. Pas të dhënave personale dhe numrave të kontaktit, komentet e Ëithers janë edhe më interesantet, lidhur me liderët shqiptarë. Kryeministri Berisha duket se e ka kaluar me sukses testin për të komunikuar pa përkthyes me Ëithers, fakt ky i njohur edhe publikisht. “Kryeministri flet mirë anglisht. Sekretaret e tij gjithashtu, ndërsa shefi i kabinetit, Arben Imami (sot ministër i Mbrojtjes) është shumë i dobishëm për orët e vona”,-shkruan në komentin e tij ish-ambasadori. Komunikimi me presidentin e Republikës, Bamir Topi nuk dukej të ishte po kaq i thjeshtë për zyrtarët e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Sipas komentit përbri të dhënave të Presidentit, e njëjta vështirësi ishte edhe për shefin e tij të kabinetit. “Presidenti kupton anglisht, por e flet atë pa dëshirë. Njësoj është edhe shefi i tij i kabinetit, Dashamir Xhaxhiu”,-shkruan Ëithers në komentin e tij, duke shtuar fill se këshilltari diplomatik i Presidentit, Arben Cici ndihet më rehat teksa flet anglisht. Kur vjen radha tek ministri i Jashtëm i kohës, Lulzim Basha, ish-ambasadori shprehet pa hezitim për nivelin e lartë të komunikimit të tij në anglisht, sikurse edhe sekretaret e tij. Komunikimi në anglisht, CV-ja personale dhe profesionale e detaje të tjera pikante gjenden në telegramet që ish-ambasadori Ëithers i niste Departamentit amerikan të Shtetit. Një tjetër politikan që duket se tërhiqte vëmendjen e ambasadorit ishte Genc Pollo, për të cilin gjendet një CV e gjatë në një prej kabllogrameve të Ëithers, e ku përmendej se ministri fliste rrjedhshëm Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht dhe Italisht. Personazhe të tjerë të jetës politike në Shqipëri analizohen si për pozicionet që mbajnë, ashtu edhe për ambiciet e tyre në politikën e ditës, por aq sa edhe në projeksionet e së ardhmes. Komenteve të ish-ambasadorit nuk i kanë shpëtuar ato që ai i quan franksione në PD, ku sipas tij spikasin kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, grupi Rusmali-Bode dhe ai i Presidentit Topi. Në krahun e majtë të politikës, ambasadori Ëithers ka veçuar në shënimet e tij përplasjen Rama-Nano dhe një sërë teorish konspirative për ish-kryeministrin, figura e së cilit vazhdon të komentohet plot interes në politikën shqiptare dhe në qarqet diplomatike.