E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria: Nuk pranuam kërkesën e Greqisë për më shumë hapësirë

Autori i Lajmit: Redaksia
Pala greke ka kërkuar më shumë hapësirë në këmbim të kanalit të Korfuzit. Ky ka qenë fakti i ri i dalë gjatë seancës së djeshme të zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese për caktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Pala greke i ka kërkuar më shumë hapësirë në det në këmbim të kanalit të Korfuzit. Nuk e pranuam propozimin e tyre. E kemi refuzuar dhe i qëndruam fiks parimit të ekuidistancës”, - sqaroi dje zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, Kristaq Gërvenji. Ai ka shtuar më tej se nuk është pranuar një kërkesë e tillë sepse do të dilnim të fituar në det të hapur por do dilnim të humbur në ngushticën e Korfuzit për shkak të trafikut detar. “Është trafiku i pari dhe më pas pozitën gjeografike”, - tha ai. Ndërkohë Përfaqësuesit e shtetit kanë pohuar dhe se marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë nuk cenon sovranitetin territorial të Shqipërisë.
Ky lajm është publikuar: 09/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›