E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Ekspertizë ndërkombëtare për marrëveshjen

Autori i Lajmit: Redaksia
Deputetët socialistë, Sajmit Tahiri dhe Damian Gjiknuri i kanë kërkuar gjyqtarëve të Kushtetueses të mos miratojnë këtë ligj, duke argumentuar se marrëveshja cenon territorin ujor të Shqipërisë. Deputetët socialistë janë shprehur se Marrëveshja me Greqinë për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë e nënshkruar këtë vit është antikushtetuese, pasi fazat e përgatitjes së saj shkelin rëndë Kushtetutën. PS kërkoi që ministria e Punëve të Jashtme të paraqesë protokollin e vitit 1958 që vendi ynë ka nënshkruar me Greqinë dhe protokollin e vitit 1997. Sipas PS ky protokoll bën fjalë për kontrollin e përbashkët të kufirit. Po kështu PS vë në dukje se marrëveshja ka mungesë të plotë transparence dhe se Qeveria nuk ka ofruar informacion për Paktin si dhe ka dizinformuar publikun. PS kërkoi ekspertizë ndërkombëtare për marrëveshjen.
Ky lajm është publikuar: 09/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›