E Diel, 1 Nëntor 2026

Kufiri me Greqinë, kushtetuesja shqyrton 7 orë marrëveshjen

Autori i Lajmit: Suela Topi
Pas një seance maratonë që ka zgjatur rreth 7 orë, Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin e ankimimit të Partisë Socialiste për marrëveshjen e kufijve detar me Greqinë.
Pas debatesh e argumentesh nga të dyja palët, Gjykata Kushtetuese ka mbyllur këtë seancë të parë që i kushtohet dëgjimit të palëve, ndërsa nuk është bërë publike asnjë datë se kur gjykata do të shprehet për këtë marrëveshje. Ka qenë pikërisht anëtari i Kushtetueses, Xhezair Zaganjori cili që në fillim të seancës lexoi 13 pikat me të cilat Partia Socialiste dhe disa subjekte të tjera të vogla politike pretendojnë se marrëveshja cenon ujërat territoriale shqiptare. Partia Socialiste e përfaqësuar në këtë seancë nga deputetët Sajmir Tahiri dhe Daminan Gjiknuri dhe nga ish -koloneli, Mysim Pasha kërkon që pakti i ujërave me Greqinë të kthehet për rinegocim ndërkohë që ka kërkuar edhe ndërhyrjen e ekspertëve të huaj për këtë çështje. Nga ana tjetër përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Drejtësisë dhe Kuvendit
Ndërkohë, për sa kohë që ende nuk ka një vendim përfundimitar janë pezulluar të gjithë procedurat e ratifikimit për marrëveshjen e kufijve detarë me shtetin fqinj.

Seanca

Partia Socialiste kërkoi dje nga Gjykata Kushtetuese shpalljen antikushtetuese të marrëveshjes që qeveria shqiptare ka nënshkruar me Greqinë për kufijtë detare, dhe rinegocim për të. Në mënyrë të veçantë deputeti Damian Gjiknuri njëri prej tre përfaqësuesve të PS-së në këtë çështje, i kërkoi gjykatës të thërrasë ekspertë të huaj para se të marrë vendimin e saj. Pretendimet e kësaj force politike u paraqitën gjatë seancës së djeshme të gjykimit të kërkesës ankimore të PS-së për marrëveshjen në fjalë. Nga ana tjetër, palët e interesuara në këtë çështje, Kuvendi dhe qeveria, gjatë seancës që zgjati mbi gjashtë orë kërkuan rrëzimin e kërkesës. Përfaqësuesja e qeverisë Marsida Xhaferllari i cilësoi pretendimet e subjektit kërkues të pabazuara në prova. “Argumentet janë të pabazuara në fakte dhe nga ekspertë të pacituar. PS ka të gjitha mundësitë të paraqesë objeksionet e saj për marrëveshjen nëpër komisionet parlamentare dhe në seancë, por siç faktet tregojnë ajo me dashje nuk ka dashur të konsultohet”, - tha Xhaferllari. Ndërsa përfaqësuesi i Kuvendi, Lulzim Lelçaj e cilësoi PS-në si subjekt jolegjitim për ta vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. “Kërkuesi nuk legjitimohet për një çëshje të tilël., partitë politike vënë në lëvizje kushtetuesen por nuk konsiderohen në rrethin e subjekteve kushtetuese të parashikuar në nenin 134 pika 1”, - tha ai. Debatet janë zhvilluar mes Zaganjorit dhe Gervenjit, ku sipas anëtarit të Gjykatës Kushtetuese marrëveshja i jep shelf kontinental Greqisë, pretendim që u hodh poshtë nga Gervenji. Si palë e interesuar Ministria e Jashtme përmes përfaqësueses së saj, gjatë shpjegimeve, bëri me dije se qeveria shqiptare është në negociata për nënshkrimin e një marrëveshje të ngjashme edhe me malin e Zi. Subjekt i interesuar në këtë çështje ishte edhe Presidenti i Republikës, i cili nuk kishte dërguar përfaqësues, por një shkresë të firmosur nga sekretari i përgjithshëm i tij. Sipas kësaj letre të lexuar në sallë, institucioni i Presidentit të Republikës nuk kishte asnjë koment për marrëveshjen në fjalë, por shprehte besimin mbi gjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjatë seancës së gjatë, trupa gjykuese dëgjoi të gjitha pretendimet e palëve në proces, atë katër subjektet e interesuara, qeveria, Kuvendi, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Jashtme. Për të sqaruar situatën të gjithë gjyqtarët u drejtuan të pranishmëve sipas procedurës edhe pyetje për të sqaruar situatën. Ndërkohë,qe ekspertët e së drejtës ndërkombëtare, ish-ushtarakë të lartë, diplomatë, juristë e historianë e kanë kundërshtuar me forcë ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, që sipas tyre shkel hapur sovranitetin territorial të vendit tonë me afërsisht 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon. Në përfundim të kësaj procedure, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin. Nuk dihet ende se sa kohë do i duhet kushtetueses për të marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje, nga e cila do të varet ose jo ratifikimi i kësaj marrëveshje nga parlamenti shqiptar, proces i cili është pezullua. Kushtetuesja para disa ditësh vendosi pezullimin e ratifikimit nga Kuvendi dhe vendosi ditën e djeshme si atë për gjykimin e çështjes. Në datën 26 Nëntor, Kushtetuesja vendosi të pezullojë procedurat e ratifikimit në Kuvend të paktit detar me Greqinë, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. Mbledhja e sotme pason atë të datës pikërisht atë tw datës 26 nëntor kur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese vendosën kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare me subjekt kërkues Partia Socialiste e Shqipërisë, rrëzimin e kërkesës për subjektet e tjera kërkuese, pezullimin e procedurave të ratifikimit të marrëveshjes nga Kuvendi deri në shpalljen e vendimit përfundimtar.

Ky lajm është publikuar: 09/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›