E Diel, 1 Nëntor 2026

KE: Siguria e rrugëve në Shqipëri mbetet tragjike



Komisioni Europian pohon se siguria e rrugëve në Shqipëri është shqetësuese. Drejtori për Transportin dhe Energjinë në këtë komision, Jonatan Shile, paraqiti dje para mediave konkluzionet në përfundim të vizitës dyditore për përgatitjen e negociatave për traktatin e Komunitetit për Transportin në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, “Shqipëria ka ligje të mira për transportin, por ajo nuk ka ditur t’i zbatojë deri sot”. Shile nuk dha shifra konkrete, por pohoi se siguria në rrugë për qytetarët shqiptarë është tragjike. Përfaqësuesi i KE-së bëri të ditur se në vitin 2010 do të nënshkruhet marrëveshja mes vendeve të BE-së dhe 7 vendeve partnere në Ballkan për rrjetin e përbashkët të transportit. Ai nënvizoi si sfidën më të madhe për Shqipërinë ristrukturimin sa më të shpejtë të transportit hekurudhor, si sektorin më të dobët.

26 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›