Ligji “Për taksat kombëtare”, qeveria rrit detyrimet fiskale të lojërave të fatit
Qeveria ka bërë disa ndryshime në ligjin “Për taksat kombëtare”, duke kryer kështu disa ndryshime në detyrimet që duhet të paguajnë të gjithë subjektet e lojërave të fatit. Në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Ministrave vendosi që në mbështetje të Neneve 78, 83, pika 1 dhe 155, të Kushtetutës, në Ligjin Nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, bëhen këto ndryshime: Neni 1, “Pika 6 e Nenit 3, ‘Llojet e taksave kombëtare’, ndryshohen si më poshtë vijon: taksa për ushtrim veprimtarie në fushën e lojërave të fatit për baste sportive, baste për gara në pistë, për kazino, për kazino elektronike, për lotari kombëtare, për bingo tradicionale dhe për bingo televizive”. Taksa për ushtrim veprimtarie në fushën e lojërave të fatit për baste sportive, baste për gara në pistë, për kazino elektronike, për bingo tradicionale dhe për bingo televizive, paguhen pranë organit tatimor, ku është regjistruar subjekti juridik, në përputhje me përcaktimet e bëra në Ligjin Nr.10033, datë 11.12.2008, “Për lojërat e fatit”.
Për ushtrim veprimtarie (për shoqërinë)
për baste sportive 2.000.000 lekë/vit;
për baste për garat në pistë 2.000.000 lekë/vit;
për kazino elektronike 1.000.000 lekë/vit;
për bingo tradicionale 2.000.000 lekë/vit;
për bingo televizive 2.000.000 lekë/vit.
Për marrjen e licencës për lotari kombëtare 300.000.000 lekë;
Për kazino:
për Tiranën 1.000.000.000 lekë;
në zonat turistike 300.000.000 lekë
26 Mars 2009