Raporti i BSH-së: “Ekonomia shqiptare rrezikohet nga deflacioni dhe pasojat e krizës”
Ulja e inflacionit ka çuar në thellim të deficitit buxhetor. Bankat private shmangin nga kreditimi individët dhe familjarët
Ervin KOÇI
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e tij të djeshme, mori në shqyrtim dhe analizoi ecurinë e treguesve ekonomikë dhe monetarë, sipas të dhënave më të fundit. Sipas BSH-së, të dhënat ekonomike po tregojnë gjithnjë e më tepër për rritjen e ndikimit të krizës botërore në ekonominë shqiptare. Një nga fenomenet e reja të kësaj krize për ekonominë shqiptare duket se është edhe deflacioni, çka tregohet edhe nga të dhënat më të fundit të Këshillit Mbikëqyrës. Sipas raportit, “në muajin shkurt 2009, inflacioni vjetor rezultoi në nivelin 1.9 për qind, duke qenë mjaft afër kufirit të poshtëm të tolerancës së BSH-së prej 2 përqindësh”. Inflacioni vjetor ka vijuar tendencën rënëse të vërejtur që nga vera e vitit të kaluar, kryesisht si pasojë e rënies së inflacionit të grupit të ushqimeve dhe prirjes rënëse të çmimeve të mallrave kryesorë në tregjet ndërkombëtare. Goditjet e ofertës të pranishme gjatë pjesës më të madhe të vitit 2008 janë shuar, pa lënë efekte të dukshme të raundit të dytë në ekonominë shqiptare. Në këndvështrimin e presioneve inflacioniste, ambienti i përgjithshëm makroekonomik ka qenë i favorshëm për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, si pasojë e politikave përgjithësisht të kujdesshme monetare dhe fiskale. Viti 2008 dëshmoi për një thellim të dukshëm të deficitit të llogarisë korente, si pasojë e rritjes së shpejtë të importeve dhe e rënies së remitancave gjatë 6-mujorit të dytë të vitit. Deficiti i llogarisë korente u rrit dhe arriti nivelin 14.9 për qind të PBB-së, krahasuar me nivelin 11 për qind të shënuar në vitin 2007. Këshilli Mbikëqyrës vendosi ta mbajë të pandryshuar, në nivelin 5.75 për qind, normën bazë të interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjella të riblerjes me afat maturimi njëjavor.
Rritet deficiti buxhetor
Sektori fiskal e mbylli vitin 2008 me një deficit buxhetor në nivelin 5.7 për qind të PBB-së, duke shënuar një rritje të dukshme krahasuar me vitin 2007. Stimuli i lartë fiskal për vitin 2008 shkoi kryesisht për financimin e shpenzimeve kapitale, por ai ndikoi edhe në rritjen e importeve dhe të deficitit tregtar të vendit. Deficiti fiskal i vitit 2008 u reflektua në rritjen e borxhit publik në nivelin 55.6 për qind të PBB-së, duke kufizuar hapësirën për stimuj të tjerë fiskalë në të ardhmen. Ndërkohë, ecuria e treguesve fiskalë gjatë vitit 2009 ka ecur përgjithësisht sipas niveleve të planifikuara. Rritja e njëkohshme e shpenzimeve dhe e të ardhurave publike është shoqëruar më zgjerimin e deficitit buxhetor për këtë periudhë. BSH-ja gjykon se ruajtja e deficitit buxhetor brenda niveleve të programuara gjatë gjithë harkun kohor të vitit 2009 do të përbënte një kontribut të politikës fiskale në situatën aktuale. Ky kontribut do të materializohej në kontrollin e normave të interesit të letrave me vlerë të qeverisë dhe të kostos së shërbimit të borxhit publik, si dhe do të krijonte më shumë hapësirë për kreditimin e sektorit privat të ekonomisë.
Bie kreditimi
Oferta monetare ka shënuar një ngadalësim të mëtejshëm të ritmit të rritjes së saj vjetore përgjatë muajit janar. Ky ngadalësim ka reflektuar rritjen më të ngadaltë të kredisë për ekonominë dhe ritmet më të ulëta të rritjes vjetore të depozitave. Rritja vjetore e portofolit të kredisë ka shënuar një ngadalësim të mëtejshëm në muajin janar, duke arritur vlerën 32 për qind. Ky ngadalësim reflekton shtrëngimin e kushteve të kreditimit nga bankat dhe riorientimin e aktivitetit të tyre kreditues drejt kredisë në lekë. Në terma vjetorë, kredia në lekë u rrit me 34 për qind, kurse ajo në valutë me 30 për qind. Sjellja e bankave gjatë muajve të fundit ka dëshmuar për një rritje të interesimit të tyre për kreditimin e biznesit, ndërkohë që interesi për kreditimin e individëve apo huave hipotekare paraqitet në rënie. Portofoli i kredisë për biznese, në terma vjetorë, është rritur me të njëjtin ritëm si edhe një muaj më parë (35 për qind), ndërkohë që portofoli i kredisë për individë ka pasqyruar frenim të mëtejshëm të normës së rritjes në 26.1 për qind.
Interesi i depozitave
Normat e interesit të depozitave në lekë kanë shënuar rritje gjatë muajit janar, kryesisht si pasojë e ofertave promocionale për depozitat afatshkurtra të bankave tregtare. Ndërkohë që të dhënat paraprake të muajit shkurt dhe mars flasin për mbarimin e këtyre ofertave dhe një reduktim të lehtë të normës së interesit të depozitave. Zhvillimet në tregun financiar gjatë muajit shkurt tregojnë për një reagim të kënaqshëm të tregut bankar, në përgjigje të vendimit të politikës monetare në muajin janar për lehtësimin e kushteve monetare. “Agregati ‘M2’ ka ruajtur të pandryshuar ritmet e rritjes në 9.6 për qind, i ndikuar kryesisht nga rritja e parasë jashtë bankave e cila ka balancuar edhe reduktimin e depozitave në lek”- thuhet në raport. Gjatë muajit janar reduktimi i depozitave në valutë ka qenë më i moderuar se në muajin dhjetor.
26 Mars 2009