Berat, përkeqësohet situata e furnizimit me ujë të pijshëm
25/02/2010 Inspektohet situata nga drejtori i përgjithshëm Edmon Hali
BERAT- Rëndohet sërish situata e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Beratit. Reshjet me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të fundit kanë sjell sërish shkarjen e dherave, çka është bërë shkak që tubi përcjellës i ujit të pijshëm të dëmtohet. Burime pranë Drejtorisë së Ujësjellësit në këtë qytet bëjnë me dije se sërish tubi që përcjell ujin e pijshëm nga burimi i Bogovës drejt qytetit të Beratit është dëmtuar në afërsi të fshatit Pronovik. Për të parë situatën në vend mesditën e djeshme mësohet se ka mbërritur në vendin ku është çarë tubi vetë drejtori i përgjithshëm i ujësjellësve Edmond Hali. Ky i fundit ka deklaruar se është urdhëruar menjëherë hartimi i një projekti për të zhvendosur tubacionin nga zona e rrezikshme. Ndërkohë që si masë paraprake është vendosur që të punohet me intensitet nga specialistët për ngjitjen e çarjes së krijuar. Aktualisht qyteti po furnizohet pjesërisht me ujë nga depoja që ndodhet në lagjen “Uznovë”, ndërkohë që një pjesë e qytetit nuk ka ujë të pijshëm.