Përurohet një nënstacion i ri elektrik në Fier
25/02/2010 Furnizim me kapacitet të plotë
FIER- Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti, ka përuruar ditën e djeshme një nënstacion të ri 110 /20 kv pranë TEC Fier në përbërje të të cilit do të jenë 2 transformatorë me fuqi 40 MVA që do të bëjnë të mundur furnizimin me kapacitet të plotë të energjisë elektrike në Fier. Në ceremoninë e përurimit të përfundimit të projektit “Transmetim, shpërndarje të energjisë elektrike në qarkun Fier” merrnin pjesë ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, ambasadori spanjoll, Manuel Montobio, presidenti i kompanisë spanjolle të energjetikës “IBERDROLA”, Ramon de Miguel, drejtues të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, drejtues të KESH-it dhe drejtues të OSSH-së. Financimi i këtij projekti është bërë i mundur nga marrëveshja e qeverisë shqiptare dhe qeverisë spanjolle, vlera e projektit është 6.587.561 euro. Data e fillimit të këtij projekti ka nisur më 2 janar 2008 dhe ka përfunduar më 2 korrik 2009. Ky nënstacion kalon në pronësi të kësaj OSSH-je dhe brenda vitit 2010 CEZ-i ka parashikuar të fillojë të ndërtojë filtrat e rinj për qytetin e Fierit se nënstacioni nuk do të kishte kuptim nëse nuk do të ndërtonim një rrjet të ri shpërndarjeje të qytetit të Fierit dhe në planin e investimeve të OSSH-së për vitin 2010 parashikohet fillimi i ndërtimit të fidrave të rinj për qytetin, duke filluar nga fidrat kryesor të qytetit dhe më tej me të tjerët.