Problemet nga moti, ja harta e rrugëve të bllokuara
25/02/2010 Reshjet e dëborës dhe shkarjet e dherave paralizojnë qarkullimin
Reshjet e shumta të shiut dhe të borës kanë sjellë bllokimin e një sërë rrugësh në të gjithë vendin. Në informacionin e publikuar dje nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit mësohet se si rezultat i reshjeve të shumta të shiut dhe të dëborës në të gjithë vendin, janë shkaktuar disa bllokime të përkohshme të rrugëve. Por nuk janë vetëm reshjet e dëborës që kanë ndikuar për këto bllokime, por shumica e tyre kanë ardhur si pasojë e shkarjes masive të dherave, çka ka sjellë që shumica e akseve rrugore të jenë të kalueshme vetëm në një krah.
Harta
Sipas kësaj harte, rezulton se është bllokuar 2 km rrugë në aksin Pukë –Fushë Arrës, si pasojë e shembjes së trupit të rrugës në një gjatësi rreth 40 ml. Bllokim ka edhe në aksin Qafë – Mali Fierëz, ku ka pasur shembje masive të dherave. Probleme me rrugët nga rrëshqitja e dherave edhe në Korçë. Aksi Lozhan – Moglicë është bllokuar, pasi si pasojë e shembjeve është dëmtuar ura, duke bllokuar pjesërisht këtë rrugë. Në aksin Librazhd –Peshkopi nga Dregalica – Stebleve është i pakalueshëm si pasojë e reshjeve të dëborës. Janë të kalueshme pjesërisht ose me probleme aksi Burrel-Klos ( Çezma e Dungut), me një kalim. Unaza e Bulqizës është e përmbytur dhe trafiku është devijuar përmes qytetit. Rruga Shëngjin – Kune është e bllokuar nga uji, qarkullimi kryhet nga rrugët anësore. Në aksin Fushë Arrëz- Iballë lumi ka gërryer shtratin e rrugës pranë fshatit Kryezi, dhe për pasojë rruga është e kalueshme vetëm për mjetet e vogla. Problematik edhe aksi rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ku ka rrëshqitje të mëdha dhe është e kalueshme me një kalim. Në aksin Tepelenë – Këlcyrë – Çarshovë ka tre shkarje, qarkullimi kryet me një kalim. Në të hyrje Çorovodës vazhdon të jetë e aktivizuar një rrëshqitje e disa ditëve më parë dhe rruga është hapur vetëm me një kalim. Në aksin Kakome- Qafë Dërras ka shkarje të dherave e për pasojë qarkullimi kryet me një kalim. Ndërkohë, në segmentin Rrëshen-Kurbnesh, qarkullimi kryhet pa probleme. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në bashkëpunim me drejtoritë rajonale në qarqe dhe firmat kontraktore për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve janë në gatishmëri të plotë me njerëz dhe mjete për zgjidhjen e situatës.
Situata
Pas monitorimit që i është bërë situatës më të fundit që ka përfshirë vendit rezulton se, problemet më të mëdha janë vërejtur në Lezhë, Mat, Korçë, Shkodër dhe Fier. Duke u bazuar në të dhënat e ditëve të fundit, reshjet kanë qenë në nivele të larta, 156 milimetër në Shkodër, 94 në Lezhë dhe 103 në Korçë. Gjithashtu, sërish është vërejtur fenomeni i shkrirjes masive të dëborës gjatë javës së kaluar, nga ngritja e temperaturave deri në 23 gradë celsius. Ndërkohë në Mat, si pasojë e prurjeve të mëdha në basenet ujëmbledhës të disa rezervuarëve kanë bërë që të ngrihen shumë shpejt nivelet e ujërave në rezervuarë, madje në disa prej tyre janë krijuar situata që cenojnë sigurinë e digave. Përveç reshjeve të shumta të shiut edhe kushtet meteorologjike në det e kanë rënduar situatën. Sipas burimeve nga Kapitaneria Detare, që nga e premtja e javës së shkuar, kushtet e motit në det kanë qenë të tilla që e kanë penguar derdhjen në det të lumenjve në zonën e Shkodrës dhe Lezhës.
Autostrada Lushnjë-Fier
Dalja e autostradës së re Lushnjë-Fier në një pjesë të ulët ka sjellë sërish përmbytjen e kësaj të fundit. Bëhet fjalë për pjesën dalëse të saj në vendin e quajtur Mbrostar në Fier, i cili për shkak të pozicionit të tij shumë të ulët në raport me pjesën tjetër të rrugës, sa herë që bie shi është i mbytur. Zgjidhja e vetme që u jepet automjeteve është devijimi i lëvizjes për nga rruga e vjetër, e cila është në një gjendje tejet të amortizuar. Si pasojë edhe ditën e djeshme janë konstatuar radhë të gjata automjetesh, pasi rruga është shumë e keqe dhe drejtuesit janë të detyruar të lëvizin me një shpejtësi shumë të vogël.