“Prokurorja vepron në shkelje të hapur ligji”
31/03/2009 Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, sqaron padinë kundër kryeprokurores Ina Rama
Kur ka mbetur pothuajse një muaj nga nisja e shqyrtimit të akuzave të ngritura nga organi i Prokurorisë për çështjen e Gërdecit në Gjykatën e Lartë, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu akuzon ashpër kryeprokuroren Ina Rama për veprime krejtësisht tendencioze ndaj tij. Ish-ministri i Mbrojtjes në ditën e shpërthimit të fabrikës së demontimit të municioneve ka theksuar se prokurorja e përgjithshme Ina Rama dhe drejtuesi i grupit të hetimit, prokurori Sokol Stojani, kanë shkelur Kodin e Procedurës Penale gjatë procesit hetimor. “Prokurorja e përgjithshme Ina Rama ka shkelur nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, i cili thekson se nuk mund të bëhen publike faktet hetimore, qofshin ato sekrete, qofshin jo sekrete. Për më tepër drejtpërdrejt zoti Stojani, apo me urdhër të Ina Ramës, ka nisur me dhjetëra mesazhe për t’u adresuar karshi meje në mënyra nga më të ndryshmet, që është shkelje flagrante e ligjit”, - ka deklaruar Mediu në një prononcim për mediet. Ai nënvizoi se padinë ndaj kryeprokurores nuk e paraqiti një vit më parë për arsyen e thjeshtë se një lëvizje e tillë pa dyshim do të lexohej si një tentativë presioni mbi organin e akuzës. Për ish-ministrin e Mbrojtjes Prokuroria ka hetuar shumë thellë ndaj tij. “Ka hetuar Prokuroria 360 gradë rreth Fatmir Mediut, raporte të mia personale, raporte të mia shoqërore me njerëz që kanë apo nuk kanë lidhje me Gërdecin dhe nuk ka hetuar për ata që kanë qenë vërtet pjesë e këtij procesi nga pikëpamja formale dhe nuk ka gjetur asnjë gjë që të jetë e paligjshme nga ana e Fatmir Mediut”, - deklaroi ai. Në këndvështrimin e tij Mediu nënvizon se grupi hetimor nuk është thelluar në punën e tij. Ai rrëfeu se i ishin kontrolluar tabulatet e telefonave, ndërkohë që nuk është bërë e njëjta gjë me persona të tjerë që kishin lidhe të drejtpërdrejtë me ngjarjen. “Fatmir Mediut i kontrollohen tabulatet e telefonave. Njerëz që janë marrë me këtë proces dhe tregojnë se kanë pasur një raport të drejtpërdrejt me këtë proces u ngatërrohet si pa dashje numri i telefonit dhe nuk bëhet asnjë investigim. Apo edhe çështje të tjera për raporte konfidenciale të institucioneve të tjera, që nuk investigohet apo nuk hetohet në asnjë rast”, - deklaroi Mediu.