E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE i kërkon Bullgarisë uljen e tarifave për celularët

Nga Express më 02 gusht 2011 në ora 20:15

Komisioni Evropian i kërkon autoriteteve në Bullgari uljen e tarifave për shërbimin e telefonisë celulare.

Komisionerja Nelie Kroes në përgjigjen kthyer deputetit bullgar në Parlamentin Evropian, Andrey Kovachev shprehet se duhet ndërhyrja e autoriteteve për këtë problem.

Në këtë mënyrë KE ka paralajmëruar entin rregullator për telekomunikacion që të marrë masa për uljen e çmimeve të larta për thirrjet në celular në të kundër mund të ketë sanksione.

Bullgaria është vendi më i varfër i BE-së por që paguan më shumë për këtë shërbim. Në Bullgari tarifa mesatare është 6.64 cent/min ndërsa mesatarja e BE-së është 4.91 cent/min.

Bullgaria i ngjason Shqipërisë pasi ashtu si këtu edhe bullgarët përdorin më shumë se një operator telefonia në mënyrë që të shmangin tarifat e larta për telefonatat nga një operator në tjetrin.

Kjo gjë nuk ndodh në vendet e zhvilluara por Bullgaria është i vetmi vendo që ekziston një fenomen i tillë. /shekulli/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›