E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Të dëgjohen kërkesat e Ndokës dhe Metës

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, mbështet PDK-në dhe LSI-në në kërkesat e tyre për çështjen e KQZ-së. Sipas tij, çdo subjekt politik parashtron kërkesat dhe të drejtat e tij në raport me Kodin e ri Zgjedhor. “Besoj se duhen dëgjuar me vëmendje për të balancuar kërkesat e tyre, në mënyrë që të mos ketë probleme siç ka pasur në zgjedhjet e tjera", - tha Mediu. Ai mendon se përpara se të kalohet në vendimmarrje, duhet patjetër që të vazhdojnë negociatat për ta zgjidhur këtë çështje në interes të zhvillimit normal të zgjedhjeve". Mediu vuri në dukje se PR-ja parashikohet të futet në zgjedhjet e vitit 2009 me koalicionin e djathtë. "Pavarësisht se kemi nisur si një forcë e vetme riorganizimin e degëve të Partisë Republikane, parashikohet që kjo forcë politike do të futet në zgjedhje e vitit 2009 me koalicionin e djathtë. Megjithatë, ne po përgatitemi qoftë edhe për të dalë të vetëm në zgjedhje", - theksoi z. Fatmir Mediu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›