KE kërkon masa për të drejtat e minoriteteve
16/06/2005 Raporti: Nuk janë plotësuar rekomandimet
Këshilli i Evropës i ka tërhequr vëmendjen Shqipërisë mbi respektimin e të drejtave të njeriut, duke vënë theksin te të drejtat e minoriteteve. Sipas raportit, të publikuar dy ditë më parë, shumë nga rekomandimet, që parashtrohen në raportin e 5 muajve më parë, ECRI-t nuk janë zbatuar, ose janë zbatuar në mënyrë jo të plotë rekomandimet e dhëna. Në veçanti, ECRI është i shqetësuar për përfaqësimin e personave, që i përkasin grupeve minoritare në jetën publike dhe për pjesëmarrjen e tyre në këtë të fundit; për gjendjen e romëve dhe të egjiptianëve, që nuk ka shënuar përmirësime të dukshme; për numrin disproporcional të fëmijëve romë dhe egjiptianë si viktima trafikimi, për regjistrimin kombëtar të popullsisë, për të nxjerrë konkretisht të dhëna lidhur me përkatësinë kombëtare, etnike e fetare. Ai shtron gjithashtu një numër çështjesh për sa i përket kuadrit juridik për të luftuar diskriminimin e drejtë dhe të tërthortë, arsimimit në gjuhët minoritare dhe promovimit të vlerave kulturore, traditave dhe tolerancës, regjistrimit të romëve në gjendjen civile, problemit të strehimit etj. KE kërkon përmirësimin e pjesëmarrjes së anëtarëve të disa grupeve minoritare në organet vendimmarrëse dhe në proceset politike, në nivel kombëtar e lokal dhe garantimin për një integrim të plotë e tërësor të romëve dhe egjiptianëve në jetën shoqërore, ekonomike e politike, në të tëra nivelet. Përforcimi i masave për të luftuar trafikun e fëmijëve romë dhe egjiptianë dhe përkujdesja, që romët të marrin pjesë sistematikisht në tërë drejtimet për zbatimin dhe vlerësimin e "Strategjisë kombëtare për përmirësimin e kushteve të jetesës së romëve", janë vlerësuar si pika thelbësore.
Gjithashtu, është kërkuar mbledhja e të dhënave për të studiuar gjendjen e grupeve të ndryshme minoritare në vend. Një pikë e veçantë i është kushtuar marrjes së masave të reja për të shqyrtuar më nga afër ankesat, lidhur me keqtrajtimet nga ana e policisë dhe për të garantuar pa ndërprerje të drejtat e azilkërkuesve dhe personave emigrant të huaj që vijnë në Shqipëri.