Shtypshkronja të kalojë Objekt i Rëndësisë së Veçantë

16/06/2005 KQZ: Kërkon marrjen e masave për ruajtjen e fletëve të votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar dje që firma, e cila ka të drejtën e shtypjes së fletëve të votimit të marrë titullim Objekt i Rëndësisë së Veçantë. Sipas këtij arsyetimi, KQZ ka theksuar se kjo do të sjellë një garantim të votës. Sipas ligjit, objektet e rëndësisë së veçantë merren në mbrojtje prej forcave të ushtrisë, ose prej policisë së rendit. KQZ ka kërkuar që kjo mbikëqyrje të zgjasë deri në përfundim të procesit të votimit.
Qëndrimi
Për të ndërmarrë këtë hap, KQZ ka kërkuar studimin e të drejtave të forcave të policisë në procesin e votimit. Kjo për vetë faktin se në kodin Elektoral është e përcaktuar qartë se cilat janë detyrat e Forcave të Rendit. Duke parë se policisë nuk i lejohet të marrë kompetenca të tjera, veç asaj që i përcakton kodi zgjedhor, anëtarët e KQZ-së i kanë kërkuar ministrit të Rendit që ta klasifikojë si objekt të rëndësisë së veçantë godinën ku është vendosur firma, që do të shtypë fletët e votimit. Sipas rregullores, ministri do t'i kërkojë një vendim qeverisë, për të arritur kështu në një përcaktim konkret. Me një veprim të tillë, çdo person që do tentojë të dhunojë objektin, ku është vendosur shtypshkronja, do të dënohet në maksimumin e parashikuar prej ligjit. Në rastet e objekteve të rëndësisë së veçantë, mbikëqyrja është 24 orë pa ndërprerje. Ky është rasti i parë kur kërkohet marrja e masave të tilla.
Mediat
Po dje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar prej televizioneve të balancojnë kohën që kanë vënë në dispozicion të PS-së dhe të PD-së. TVSH, TV Klan, TVA, Njuz 24, janë televizionet që i kanë dhënë më shumë kohë socialistëve. Ndërsa Vizion Plus dhe Top Chanel kanë diferenca të vogla. Nga ana tjetër, TV Shijakut dhe Nesër TV-së i është tërhequr vëmendje se i kanë dhënë më shumë kohë demokratëve. Gjithsesi, KQZ ka hedhur poshtë kërkesën për balancimin e kohës për transmetimin e spoteve publicitare. Komisionerët kanë argumentuar se asnjë televizion nuk ka refuzuar të transmetojë reklamat, por janë vetë forcat politike që nuk kanë kërkuar spote të tilla. Ndaj dhe nuk mund të ketë penalitete për këtë çështje.
Ndërkohë mbasdite, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përfshirë nga debatet e ashpra për këtë çështje. Mbështetësit e PD-së në KQZ, Zguri e Prenga, kanë kërkuar që forcat e policisë të futen dhe në ambientet e magazinës si dhe në vendin ku do të shtypen fletët e votimit, për të garantuar kështu paprekshmërinë e tyre. Por mbështetësit e PS-së kanë kundërshtuar këtë, duke theksuar se policët duhet të qëndrojnë pranë vendit ku do të shtypen fletët dhe jo në magazinën ku do të mbahen. Madje dhe në këtë pozicion ata do të qëndrojnë pas një xhami të tejdukshëm. Debatet kanë zgjatur rreth një orë, madje, kjo ka sjellë dhe një debat të ashpër mes Dëshira Subashit dhe Klement Zgurit.