Votuesit janë të etur për ndryshimin

16/06/2005 Konkurrenti i PD-së, Aurel Bylykbashi, vlerëson tolerancën
Ku e mbështesni programin tuaj, në platoformën e partisë apo në specifikën që ka zona?
Këto janë zgjedhje parlamentare dhe si të tilla secili nga ne që kandidojmë ka suportin e partisë që përfaqëson. Në këtë kuptim, kandidoj duke shprehur edhe mbrojtur programin e Partisë Demokratike, si një draft i plotë për nxjerrjen e vendit nga kriza, ku e ka futur qeverisja socialiste. Në këtë program ka vend për të gjitha shtresat e shoqërisë si për të gjithë grupet e interesit. Sigurisht zona ime elektorale dhe Elbasani në përgjithësi kanë specifikat e veta. Elbasani është një nga qytetet më të ndotur në botë, është një nga qytetet më të varfra dhe me papunësinë më të lartë në vend. Gjatë qeverisjes socialiste ka qenë një qytet i diskriminuar dhe fare pa investime të rëndësishme. Ne, të tri kandidatët e qytetit, kemi përgatitur një platformë të përbashkët për Elbasanin, ku kryesorja mbetet futja e këtij qyteti në prioritetet e qeverisjes së ardhshme.
Cilin quani rivalin tuaj kryesor dhe cila është strategjia juaj?
Unë nuk e konsideroj luftë këtë fushatë, por garë të ndershme, ballafaqim alternativash. Janë qytetarët ata që duhet të na vlerësojnë, pasi të na dëgjojnë. Mendoj se rivaliteti qëndron midis asaj që qytetarët duhet të zgjedhin, stanjacionin, qëndrimin në vend apo ndryshimin.
Ku është pika më e fortë dhe më e dobët e juaja në këtë fushatë? Po e rivalit?
Pika më e fortë e alternativës sonë në këtë fushatë është etja, dëshira dhe padurimi i njerëzve për ndryshimin. Ndryshimi të cilin nuk mund ta frenojë askush, as zhavorri elektoral, as kanalet e hapura në kohë fushate, as ndonjë zarf me para për të blerë vota.
A do ta respektoni etikën, dhe a mendoni se këtë do ta bëjë edhe kundërshtari juaj politik?
Kam prirjen personale, por edhe atë të forcës time politike që përfaqësoj, sot këtu edhe fushën ku luajmë, për të respektuar kodin e etikës dhe garën e ndershme. Elbasani dhe Shqipëria e Mesme në përgjithësi e duan tolerancën, etikën, qytetarinë. Ky është qyteti ku edhe Enver Hoxhën nuk e duartrokitën asnjëherë për 50 vjet.
A besoni në sondazhe dhe nëse po, si i vlerësoni ato?
Sondazh më të mirë se kontaktet e përditshme që zhvilloj nuk ka. Njerëzit duan ndryshim pavarësisht bindjeve të tyre politike. Megjithatë edhe sondazhet e deritanishme që janë zhvilluar në rang kombëtar nxjerrin fituese PD në këto zgjedhje.