Mos investoni në Shqipëri, pa u kthyer toka
16/06/2005 Pronësi me Drejtësi ankohet në Kongresin e Pronarëve të Evropës
Shoqata "Pronësi me Drejtësi" do t'i drejtohet me një relacion Shoqatave të Pronarëve Evropiane, që do të zhvillojnë kongresin më datë 17 qershor. Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se përfaqësues të Shqipërisë në kongres do të jenë Ahmet Sulstarova dhe avokati i shoqatës, Agim Tartari. Pala shqiptare do të mbajë një relacion mbi mosrespektimin e së drejtës të pronës dhe kundërshtimin mbi ligjin për kthimin dhe kompensimin të miratuar më datë 29 korrik 2004. Sipas shoqatës "Pronësi me Drejtësi", ky "ligj nuk e zgjidh problemin, por krijon probleme të vazhdueshme sociale dhe pengon zhvillimin ekonomik të vendit në përkrahje të korrupsionit dhe krimit të organizuar". Situata politike në Shqipëri në prag të zgjedhjeve parlamentare. Një tjetër pikë e relacionit do të jetë situata politike në prag të zgjedhjeve, e lidhur kjo me tjetërsimin e tokave dhe privatizimeve që vazhdojnë si dhe me legalizimin e ndërtimeve të paligjshme. Përfaqësuesit e shoqatës "Pronësi me Drejtësi", do t'u kërkojë pronarëve evropianë, që ata ose qeveritë e vendeve të tyre të mos investojnë në Shqipëri, derisa prona t'u kthehet pronarëve të ligjshëm. Shoqata e pronarëve evropianë, dy vjet më parë u ka kërkuar krerëve të lartë të BE-së ndërhyrjen për miratimin e ligjit për kthimin e tokës në Shqipëri. Menjëherë pas kësaj interesi i ndërkombëtarëve për këtë problem u rrit ndjeshëm, gjë që solli miratimin e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave pronarëve të ligjshëm.