KE, letër Biberajt për bashkëpunimin me AP-në
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Luis Maria de Puig, i ka dërguar një letër falënderimi deputetit të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, njëkohësisht edhe zv. president i Asamblesë Parlamentare të KE-së për bashkëpunimin në drejtimin e Asamblesë, bënë të ditur të mërkurën burime të zyrës së shtypit të deputetit demokrat Biberaj. Në letrën që Luis Maria de Puig, i dërgon deputetit Biberaj thuhet gjithashtu, se “e vlerësoj shumë mënyrën se si keni drejtuar debatet dhe seancat parlamentare të KE-së dhe shpresoj që të kem bashkëpunimin tuaj edhe në sesionet e ardhshme të Asamblesë Parlamentare të KE-së.”