Qeveria, 2 097 564 lekë për “Një OKB”
Këshilli i Ministrave miratoi dje në parim marrëveshjen e financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Spanjës, në kuadër të programit «Një OKB». Kjo për projektin «Qeverisje ekonomike, reforma rregullatore, pjesëmarrje e publikut, si dhe zhvillimi pro të varfërve, në Shqipëri, në vlerën 2 097 564 (dy milionë e nëntëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e katër) USD. Vendimi bëhet në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr. 8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe të ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit,
Qeveria, ok për “Migrimin e Rinisë”
Projekti “Migrimi i Rinisë” merr ok-in e qeverisë. Këshilli i Ministrave miratoi dje në parim projektin «Migrimi i rinisë» ndërmjet KM-së së Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Përfitues i projektit «Migrimi i rinisë» do të jetë Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe agjenci zbatuese do të jenë ILO, UNDP, IOM e UNICEF. "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", bëhet me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.