E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli në OKB për Unionin Ndërparlamentar



Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u nis dje drejt Nju Jorkut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në një prej takimeve të Unionit Ndërparlamentar në pallatin e OKB-së. Kjo konferencë do të përbëjë takimin e dytë të Komitetit Përgatitor për Konferencën e Tretë Botërore të kryetarëve të parlamenteve, që pritet të mbahet në vitin 2010. Topalli është e para kryetare e Kuvendit nga Shqipëria që bëhet pjesë e këtij komiteti të ngushtë prej rreth 20 kryetarë parlamentesh, të përzgjedhur prej 186 anëtarëve të IPU-së. Dinamizmi i rolit të parlamenteve në sfidat botërore, prioritetet e Kombeve të Bashkuara, kriza financiare globale, forcimi i bashkëpunimit të parlamenteve mes tyre dhe Kombeve të Bashkuara, strategjitë e ardhshme politike dhe ekonomike ndërparlamentare, ndryshimet klimaterike do të jenë temat qendrore të diskutimeve të konferencës. Gjatë punimeve të konferencës, kryetarja e Kuvendit do të zhvillojë edhe takime të veçanta dypalëshe me kryetarët e parlamenteve, si edhe me personalitete të rëndësishme të OKB-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›