E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI takon studentët e Juridikut për shtetin e së drejtës

29/01/2005  

Shqipëria nuk duhet të jetë më shembulli për raportet negative

Lëvizja Rinore për Integrim, ka zhvilluar dje një forum të hapur me temë “Për një shtet të së drejtës", organizuar nga studentë të Fakultetit Juridik në Tiranë. Diskutimet janë përqëndruar në dy çështje kryesore si mungesa e ligjshmërisë dhe nevoja imediate për të ndërtuar e ruajtur një shtet të së drejtës në vendin tonë. Në këtë forum kanë marrë pjesë dhe përfaqësues të lartë të LSI-së, të cilët kanë kontribute në fushën juridike, si Mustafa Muçi, Sokol Nako dhe Artan Koxhuku. Nga pjesëmarrësit është vënë theksi se "Shqipëria nuk duhet jetë më dinastia e krizave kushtetuese, politike, ekonomike e shoqërore, nuk duhet të jetë më preambula e çdo raporti ndërkombëtar për korrupsionin, nuk duhet të jetë post-skriptumi i interesit, vëmendjes dhe kujdesit ndërkombëtar, nuk duhet të jetë më “website” tipik i dështimeve të përsëritura të reformave, por të duhet të jetë epiqendra e një kulture demokratike e progresive". Debati është zhvilluar dhe për Kodin Zgjedhor, ku nga referuesit u cilësua si një handikap kushtetues.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›