Miratohet ndarja e 11% të parave të Vefa Hollding
29/01/2005 Qeveria i jep të drejtën Bankës Kombëtare Tregtare të ndajë 3.8 miliardë lekë
Qeveria ka miratuar vendimin për të filluar ndarja e parave për kreditorët e shoqërisë "Vefa Hollding". Ashtu si shoqëria "Kamberi", dhe për Vefa Hollding do të ndahet 11 për qind e shumës që kreditorët kanë depozituar. Ndërsa vendimi do të vihet në zbatim prej Bankës Kombëtare Tregtare. Fondet që do të përdoren për kompensimin e kreditorëve janë mbledhur nga shitja e pronave dhe aseteve të tjera të kësaj shoqërie. Ndërsa pritet që vendimi të vihet në zbatim, pasi të kenë përfunduar aktet nënligjore, të nisë shpërndarja e parave. Për kreditorët janë vënë në dispozicion 3.8 miliardë lekë, ndërsa është detajuar dhe lista e kreditorëve që do të marrin 11 për qind të shumës që kanë dhënë në shoqërinë piramidale Vefa Hollding.
Vendimi
Në një deklaratë të Këshillit të Ministrave thuhet se dje u miratua vendimi “Për shpërndarjen me koeficent kreditorëve të shoqërisë “Vefa Hollding”, Shpk, në administrim, të vlerave financiare të realizuara nga shitja e aseteve. Të ardhurat financiare të realizuara nga shitja e aseteve dhe të depozituara në bankë, kapin shifrën 3.8 miliardë lekë". Në këtë mënyrë është deklaruar mbyllja e administrimit të pronave të "Vefa", që shpesh është veshur dhe me akuza të ndryshme për administratorët. Në shpërndarjen e parave, "koeficenti i shpërndarjes së shumave për kreditorët e kësaj shoqërie do të jetë në masën 11 për qind, të llogaritur si raport i të ardhurave të realizuara dhe të depozituara në bankë nga shitja e aseteve dhe shumës së detyrimit të mbetur, që shoqëria huamarrëse ka ndaj kreditorëve. Shpërndarja e vlerave financiare do të bëhet pranë Bankës Kombëtare Tregtare".
Debatet
Vendimi i Këshillit të Ministrave vjen vetëm një muaj pas mbylljes së kërkesës së disa deputetëve për faljen e bosit të "Vefa", Vehbi Alimuçaj. Disa deputetë të opozitës i kërkuan Presidentit të Republikës, në dhjetor të vitit që shkoi, lirimin e Alimuçajt me argumentin e gjendjes shëndetësore, madje duke aluduar dhe për pafajësinë. Por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga Presidenti i Republikës. Ndërsa parti të ndryshme politike si të majta, ashtu dhe të djathta, e kanë kudnërshtuar kërkesën për falje, duke e cilësuar kërkesën për falje një abuzim. Madje, dhe një pjesë e shqiptarëve kanë kujtuar shijen e hidhur të humbjes së parave të tyre, gjatë debatit për faljen ose jo të Vehbi Alimuçajt.