Koçi: Zgjidhja më e mirë për Kosovën është pavarësia
29/01/2005
Këshilli i Evropës miraton Gjykatën e pavarur për Kosovën
Anëtari i Komisionit të Jashtëm, si dhe përfaqësuesi i Shqipërisë në delegacionin pranë Këshillit të Evropës¸ Petro Koçi, këmbëngul se pavarësia e Kosovës presupozohet si zgjidhja më e logjikshme e statusit final. Pavarësia "mund të realizohet nëpërmjet shprehjes së vullnetit të vetë qytetarëve të Kosovës dhe të vullnetit të komunitetit ndërkombëtar", tha Koçi. Ai tha se në takimin e tri ditëve më parë është afruar një propozim për zgjidhje, e cila përafrohet me rekomandimet e grupit ndërkombëtar të krizave. Por, përfaqësuesit e unionit Serbi-Mali i Zi dhe aleatët e tyre, rusë, ishin thelbësisht kundër propozimit. Pavarësisht këtyre, projekti i Asamblesë së Këshillit të Evropës u miratua me një shumicë shumë të qartë votash. "Ky është një nga hapat ku Kosova tregon se rruga e saj nga koha e spastrimeve etnike po shkon drejt momentit ku respektohen dhe mbrohen në mënyrë të qartë dhe institucionale të drejtat e njeriut përfshirë dhe të drejtat e minoritetit, pasi ky është një nga pretendimet e serbëve dhe aleatëve të tyre", tha Koçi.
Rezoluta
Rezoluta e miratuar në Asamblenë e KE-së presupozon ngritjen e një gjykate të të Drejtave të Njeriut në Kosovë. Kjo gjykatë është e pavaruar me 9 anëtarë, ku 5 janë përfaqësues të institucioneve nga ndërkombëtare dhe 4 vendase. Rezoluta e miratuar është përgatitur nga Ted Lloji, i cili përfaqëson Britaninë. Kjo gjykatë do të ketë juridiksion dhe mbi UMNIK-un dhe mbi KFOR-in, pasi kjo strukturë presupozon mundësinë që dhe gjykata evropiane të ketë juridiksion mbi territorin e Kosovës. "Ky është një hap para për ngritjen e institucioneve që plotësojnë pavarësinë e veprimeve gjyqësore në Kosovë dhe është një pavarësi e qartë nga sistemi gjyqësor në Serbi dhe Malin e Zi dhe përbën një nga shtyllat e së ardhmes të Kosovës", tha gjatë një konference Petro Koçi.