Të gjitha femrat e çmendura pas parukerëve
Asnjëherë nuk kam mbetur e kënaqur nga parukerët. Gjatë viteve që kam jetuar në Tokio, kam ndërruar dhjetëra parukerë, sepse kërkoja dikë që të m‘i rregullonte flokët ashtu siç dëshiroja, por meqenëse asnjë nuk mund "të më vinte pas avazit" vendosa t‘i rrisja dhe të mos i lyeja më. Mendova se duke hequr dorë nga sallonet e bukurisë, mund të shpëtoja, por jo, madje ndodhi e kundërta. Ngaqë nuk kujdesesha më për flokët, m‘u dogjën dhe filluan të më binin. Duke lexuar shumë informacione mbi flokët, mësova që një klimë si kjo e Japonisë, me shumë lagështirë, u bën keq. Ja përse ndonjëherë është mjaft e nevojshme t‘i presësh dhe t‘i trajtosh. Çdo ditë më ndodhte të shihja femra që i kishin flokët si mëndafsh, gjithmonë të krehura e të stiluara bukur. Flokët e tyre ishin aq të drejta saqë pas dushit nuk kishin nevojë për krehje.
Për fat të mirë gjërat po ndryshojnë dhe sot kam një paruker të besuar, i cili e ka parukerinë pak metra larg shtëpisë sime dhe që m‘i përmbush të gjitha kërkesat, si me ngjyrat e flokëve që zgjedh ashtu edhe me krehjet e stilimet. E vetmja gjë që nuk guxoj të bëj është t‘i pres, kjo për shkak të çmimit, sepse është pak "i kripur" (4500 yen, 33 euro). Në këtë parukeri, flokët m‘i bëjnë me piastër dhe hekur. Nuk kam parë kurrë t‘i krehin me furçë, të paktën te mua nuk e kanë aplikuar kurrë.
Ndryshe nga pjesa tjetër e botës, në Japoni mënyra e prerjes së flokëve ndryshon. Për t‘u bërë e bukur nuk mjafton një takim i thjeshtë, por plot një orë. Kjo është edhe një prej arsyeve që shkoj shumë shpesh në parukeri: qetësohem e tëra dhe kur ndodhem jashtë vendit, më mungon e gjithë vëmendja që më kushtojnë parukerët e mi japonezë. Ndoshta nuk do ta besoni të gjithë këtë, por po ju them se kur shkoj në parukeri nuk më ka ndodhur kurrë të pres më shumë se 10 minuta; gjatë lyerjes se flokëve nuk më kanë bërë pis, siç të bëjnë parukerët e tjerë dhe asnjëherë nuk më ka rënë një pikë uji në fytyrë kur më kanë larë kokën. Për mua parukerët japonezë janë të paarritshëm.
Masazhet e kokës
Ka pothuajse 5 vjet që këtu në Tokio është përhapur shumë fenomeni "head spa". Në trajtimet bazë, shpesh janë të përfshira edhe disa lloje masazhesh: një gjatë larjes me shampo dhe të tjerët në qafë e shpatulla, pasi ulesh në poltron. "Head spa" ka një kuptim të gjerë. Përveç trajtimit dhe kurimit të flokëve e rrënjëve, nënkupton mirëqenie të kokës, por edhe të vetë personit. Sot në Japoni fjala magjike mbizotëruese është "çlodhje". Në këtë vend ndikimi i kulturës aziatike për mirëqenien është i fortë dhe efekti vërehet edhe nëpër sallonet e bukurisë. Të gjitha trajtimet vijnë nga India dhe janë të llojeve të ndryshme. Trajtimi bazë është dy orë dhe kushton 87 euro. Një nga trajtimet më të vështira, "Relaxing Care", zgjat 200 minuta dhe kushton 175 euro. Nëse dëshironi mund të zgjidhni diçka më ekonomike, për shembull një masazh të thjeshtë "shiatsu" në kokë: 10 minuta për 8 euro. Një shërbim tjetër është edhe "Cream Bath" me masazhe koke me erë të mirë, në stilin indonezian, ku përfshihet edhe trajtimi i flokëve. 10 minuta kushtojnë 11 euro. Në stinën e verës është mjaft e kërkuar "cleasing", një masazh i thellë flladitës që ka për qëllim pastrimin e lëkurës: 5 minuta "në parajsë" kushtojnë vetëm 3.50 euro. Masazhi i kokës, flokëve dhe lëkurës së kokës është një mënyrë unike për t‘u kujdesur për klientin. Për këtë arsye çdo sallon bukurie përpiqet t‘i tërheqë klientët me stilin e vet.
Konceptet e mirëqenies dhe çlodhjes ndërthuren gjithmonë e më shumë me ato të fshehtësisë. Shampoja dhe masazhet e shumta bëhen operacione intime, të cilat zhvillohen në dhomën më të qetë të sallonit. Gjatë atyre momenteve, klienti mund të qetësohet tërësisht dhe nëse dëshiron mund të marrë një sy gjumë, duke qenë se larja bëhet mbi një poltron të mbështetur. Në disa sallone, gjatë larjes me shampo në fytyrë vihet një peshqir i lehtë me aromë të mirë, i cili të ndihmon të çlodhesh, duke krijuar pak a shumë një barrierë mes klientit dhe pjesës tjetër të botës.