KEK-u ndihmon me 33 mijë euro Shqipërinë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se punëtorët dhe menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje ka vendosur t’i bashkohen iniciativës së Qeverisë së Kosovës për të ofruar mbështetje financiare për banorët e Shkodrës me rrethinë të prekur nga situata e reshjeve.
“Duke e parë situatën e rëndë që mbizotëron në këtë pjesë, ata kanë ndarë nga pagat e tyre shumën totale prej 33 572 euro”, thuhet në një njoftim të KEK-ut.
“Kjo ndihmë vjen pas ndihmës që KEK i ka dhënë korporatës simotër KESH duke marrë energji elektrike aq sa e duron rrjeti i transmisionit nga fundi i dhjetorit dhe gjatë janarit”.
KEK-u thekson se ka bashkëpunim të shkëlqyer me korporatën simotër të Shqipërisë - KESH.