E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miliband nga Beogradi: Shtrirja e EULEX-it "të shkojë si duhet"

 

BEOGRAD- Ministri i jashtëm britanik Dejvid Miliband me të mbërritur sot në Beograd është angazhuar që shtrirja e EULEX-it në Kosovë "të shkojë ashtu sic duhet". Kryediplomati anglez shtoi se pranimi i këtij misioni nuk është kusht shtesë për integrimet evropiane të Serbisë, por është zhvillim i "marrëdhënieve të mira fqinjësore". "Eulex nuk është armik i Serbisë", ka këshilluar Beogradin zyrtar Miliband dhe ka sqaruar se statusi nuk është temë për këtë mision, por se detyrë e tij është që të merret me stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë njerëzve dhe komuniteteve etnike në Kosovë. Miliband ka thënë se nuk beson në ndarjen e Kosovës, kundër së cilës ka qenë edhe Treshja e Grupit të Kontaktit, duke vlerësuar se kjo është "një ide e keqe". Pas qëndrimit në Beograd, Miliband sot pasdite shkon për vizitë zyrtare në Prishtinë.

(d.b/QIK/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›