E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH arkëton 100 milion euro në tre muaj

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare parashikon të fitojë nga shitja e energjisë për vitin 2010 rreth 5 herë më shumë se një vit më parë. Burime nga KESH bëjnë të ditur se për këtë vit fitimi nga eksporti do të shkojë deri në 100 milionë euro, ndërkohë që në vitin 2009

të ardhurat rezultonin në 22 milionë euro. Sipas të njëjtave burime mësohet  se gjatë këtij vitit janë arritur rekordet e prodhimit dhe të eksportimit të energjisë. Ndërkohë parashikohet se parashikohet që brenda 2 ditësh të rinis reshjet masive dhe si rrjedhojë do të ketë rritje të niveleve ujore në hidrocentrale. Aktualisht nivelet ujore janë në pikat maksimale dhe rikthimi i reshjeve do të sjellë detyrimisht nevojën për shkarkim të ujit nga hidrocentralet. Vitin e kaluar, KESH ka pasur të ardhura prej rreth 7.8 miliardë lekësh (rreth 57 milionë euro), gjë që do të thotë se këtë vit, korporata nën pronësi publike mund të shijojë dyfishim të xhiros vjetore. Energjia elektrike po eksportohet përkundrejt çmimit mesatar prej 40 eurosh për MËh, por Shqipëria duket se gjatë këtij viti do të importojë drita përkundrejt çmimit prej 50 eurosh për MËh. Megjithatë, e rëndësishme është që pjesa dërrmuese e kostos së energjisë së importuar, do të mbulohet nga eksportet. Pavarësisht eksporteve të stërmëdha, sipas Stojkut, situata energjetike e vendit mbetet në kushte optimale.

Last Updated on Thursday, 13 May 2010 20:28

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›