E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stanard & Poors, zhvlerëson bankat greke

Standard & Poor's zhvlerësoi 4 bankat kryesore të Greqisë, menjëherë pas zhvlerësimit që ajo bëri për bonot sovrane greke të cilat i kaloi në zonën e spekulimit. Standard & Poor's tha se ka zhvlerësuar bonot afatgjata të EFG Eurobank, Alpha Bank dhe Piraeus Bank

nga BBB në BB, ndërsa për bankën kombëtare të Greqisë niveli kaloi nga BBB plus në BB-plus. Parashikimi për bankat është negativ duke reflektuar mundësinë e mëtejshme të zhvlerësimit të tyre në rast se bonot sovrane do të zhvlerësohen, për shkak të uljes së mundësive për likuiditet, cilësi të aseteve dhe përfitueshmëri. "për më tepër në opinion tonë, bankat greke janë të ekspozuara në mënyrë direkte ndaj përkeqësimit të situatës së bonove sovrane dhe cilësisë së tyre të kreditit dhe portofolit të madh të borxhit qeveritar grek. Ne presim që cilësia e aseteve të bankave të vijojë përkeqësimin në këtë vit pasi vendi do të përfshihet në një recension më të thellë se ai i vitit 2009, thotë në deklaratë Standard & Poor's.

Britani, pritet ulje deficiti buxhetor me 11 për qind
Kryeministri i ri britanik David Cameron zhvilloi të enjten mbledhjen e parë të kabinetit me prioritetin e pare ri-ngritjen e ekonomisë së brishtë. Sfida e parë e kabinetit të ri është ulja e deficitit buxhetor që është në shifrën rekord të 11% të GDP-së. Tregjet janë në pritje të shenjave se koalicioni i konservatorëve do të zbatojë me shpejtësi planin e reduktimit të deficitit 163 miliardë paund ($243 billion) duke ulur në këtë vit fiskal shpenzimet publike me 6 miliardë paund. Ekonomistët të cituar nga mediat britanike kanë thënë se presin rritje të taksës së shitjeve mbi 17.5%. Qeveria e re ka premtuar një buxhet emergjence në 50 ditët e para.  Në axhendën e qeverisë përfshihen gjithashtu planet për një taksë mbi bankat, një komision për hetimin e mundësive të ndarjes së bankave të thjeshta nga bankat e investimeve si dhe plani për ti dhënë bankës së Anglisë më shumë kompetenca në vëzhgimin e tregjeve financiare.

Nafta, mbi 70 dollarë për fuqi
Nafta ishte e qëndrueshme të enjten, me bençmarkun evropian Brent të Londrës që qëndroi përmbi 81 dollarë, ndërsa bençmarku amerikan ËTI gati preku fundin 12-javor, pasi rritja e stoqeve në tregjet aziatike i mbyti shqetësimet që solli rritja e depozitave në Perëndimin e Mesëm amerikan. Të dhënat qeveritare treguan një rritje tjetër të depozitave në SHBA, të cilat e rënduan kurbën e parablerjeve në NYMEX, ndërsa vlera e kontratave për qershorin, që skadojnë më 20 maj, u zhvlerësua plot 4,68 dollarë në raport me kontratat për korrikun. Kjo contango ku çmimet e parablerjeve të muajve të mëvonshëm janë më të larta se çmimet e parablerjeve të muajve më të afërt arriti me këtë diferencë kulmin, që prej shkurtit të 2009.

Bursat evropiane, në majat 1 javore
Aksionet evropiane u rritën për të dytën ditë rresht në maja njëjavore të enjten, me raportimin e rezultateve qetësuese nga kompanitë në këto ditët e fundit, si dhe shpresat se kriza e borxhit të Evropës mund të marrë udhë zgjidhjeje, duke i shtyrë investitorët të blejnë aksione korporative. Indeksi panevropian FTSE urofirst 300 i aksioneve kryesore u rrit 0,7 për qind, në kuotën 1056,1 pikë, pasi u mbyll me një rritje prej 1,3 për qind të mërkurën. Stoqet financiare ishin sot mes fituesve më të mëdhenj, me bankat Standard Chartered, Lloyds, Royal Bank of Scotland, BNP Paribas dhe Societe Generale që u rritën nga 0,7 në 1 për qind. Indeksi bazë bankar Stoxx Europe 600 u rrit 0,5 për qind. Ky tregues është rritur 8,7 për qind gjatë kësaj jave, pasi Bashkimi Evropian shpalosi paketën e ndihmës financiare prej 750 miliard eurosh, ndërsa Britania e Madhe dhe Spanja u zotuan të shkurtojnë deficitet buxhetore

Last Updated on Thursday, 13 May 2010 20:35

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›