KESH do të blejë 111 600 MWh energji për majin
21/04/2011 Vijon thatësira, Korporatën Elektroenergjetike shton importet
KESH ka hapur sërish ofertat për blerje energjie për periudhën 1 deri më 31 maj të këtij viti. Sipas njoftimit zyrtar flitet për një sasi totale prej 111 600 MWh energji elektrike. Kjo është sasia më e lartë e blerë nga KESH-i për këtë vit. Në kërkesat e saj Korporata Elektroenergjetike thekson se blerësit duhet të paraqesin të njëjtin çmim përgjatë gjithë periudhës, ndërkohë që kompania, e cila do të paraqesë çmimin më të ulët do të shpallet fituese për tenderin e energjisë për muajin maj. Blerja e energjisë do të bëhet me 4 lote, nga tre linjat, me kufirin e Greqisë, Serbisë dhe atë të Malit të Zi. Parashikohet që me linjën e Serbisë për periudhën nga 1 deri më 22 maj të blihet 14 256 MWh dhe për periudhën 23 maj deri më 31 maj të blihet një sasi prej 4 752 MWh. Në lotin e dytë me linjën e Malit të Zi pritet të realizohet blerja e një sasie prej 18 600 MWh energji për periudhën 1 deri më 31 maj 2011. Në lotin e tretë parashikohet blerja e 37 200 MWh energji elektrike për gjithë muajin maj, nëpërmjet linjës së Greqisë. Në lotin e katërt parashikohet blerja e një sasie prej 25 344 MWh nëpërmjet të tre linjave me Greqinë, Serbinë dhe Malin e Zi për periudhën 1 deri më 22 maj 2011 dhe 11 488 MWh energji për periudhën nga 23 deri më 31 maj 2011. Korporata Elektroenergjetike ka nisur importin e energjisë që prej muajve të parë të këtij viti, si rezultat i mungesës së sasive të nevojshme për plotësimin e kërkesës në tregun vendas. Në total importi për muajin prill ishte në sasinë prej 26.400 MWh energji elektrike. Nga qershori i 2009-ës dhe deri në fillim të vitit 2011, KESH-i vetëm ka eksportuar energji dhe nuk ka importuar asnjë megavat për shkak të situatës mjaft të bollshme me reshje të vazhdueshme, të cilat shkaktuan përmbytje në zonat veriore të vendit. Në vitin 2010, sipas të dhënave të ERE-s, importe ka kryer vetëm kompania “CEZ Shpërndarje” për mbulimin e humbjeve të energjisë elektrike, bazuar në kërkesën e Modelit të Tregut. Gjatë vitit 2010, sipas të dhënave të ERE-s, KESH ka shitur 2,934,226.000 KWh me një vlerë rreth 120 milionë euro, në tregun rajonal të energjisë elektrike, për shkak të prurjeve të mëdha dhe transaksioneve fitimprurëse.