KESH do të përfitojë kredi qeveritare në shumën prej 4 miliard lekë
Kryeministri informoi në mbledhjen e këshillit të Ministrave se një fond prej 4 miliard lekësh do ti jepen Korporatës Energjetike Shqiptare, në formën e kredisë qeveritare, per përballimin e problemeve energjetike. Kryeministri theksoi se KESH ka bërë përpjekje serioze për të menaxhuar krizën më të madhe energjetike në vend, e cila erdhi si rezultat i thatësirës së tejzgjatur:
“4 miliard do të jepen kredi qeveritare KESH-it, i cili ka bërë përpjekjet më serioze për të menaxhuar krizën më të madhe në historinë e vendit, e cila erdhi si pasojë e thatësirës. Kjo sipërmarrje ka qenë e detyruar të shesë energji të paktën me 80 deri në 100% më lirë, se sa e ka blerë. Sepse për fatin tonë jo të mirë, çmimet e energjisë 2006-2007 janë dy apo trefishuar sipas periudhave të vitit. Ndaj dhe ne i japim këtë shumë KESH-it për tu përballur me problemet e krijuara nga energjia.