E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha i dërgon mesazh urimi Kryeministres së Ukrainës Julia Timoshenko

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i ka dërguar një mesazh urimi Kryeministres së Ukrainës Julia Timoshenko, me rastin e marrjes së votëbesimit nga Parlamenti.

Në këtë mesazh thuhet:

“Në emër të qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe në emrin tim personal kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë tu përcjell urimet më të përzemërta dhe miqësore me rastin e marrjes së votëbesimit Tuaj si Kryeministre e Ukrainës dhe tu uroj sukses në misionin e rëndësishëm që ju besuan qytetarët e Ukrainës.

Shpreh bindjen se populli i Ukrainës nën drejtimin e qeverisë suaj do të shpejtojë procesin e reformave për konsolidimin  e demokracisë drejt integrimit euroatlantik.

Shfrytëzoj këtë rast për t’ju siguruar se unë dhe qeveria shqiptare mbetemi të vendosur të bashkëpunojmë ngushtë me ju për të zhvilluar më tej miqësinë tradicionale që lidh dy kombet tona.

Së fundi, përfitoj nga ky rast t’ju lutem të  pranoni ftesën për të vizituar Shqipërinë në kohën më të përshtatshme për ju.”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›