Qeveria akordon një fond prej 1.3 miliard lekësh për shlyerjen e borxheve dhe prapambetjeve të ndërmarrjeve të ujësjellësve
Gjatë mbledhjes së qeverisë, Kryeministri informoi ndër të tjera, se qeveria do të përdorë 1.3 miliard lekë nga shuma e fondit, për shlyerjen e të gjitha borxheve dhe prapambetjeve që mbartin ndërmarrjet e ujësjellësve, të cilat do ti dorëzohen pushtetit vendor. Duke përgëzuar Ministrinë e Financave për ndërmarrjen e një mase të tillë të dobishme, Kryeministri shtoi ndër të tjera, se një shumë tjetër është parashikuar në buxhet, e cila do të shpërndahet sipas kërkesave të këtyre ndërmarrjeve.
“1.3 miliard e kësaj shume do te përdoret për të shlyer çdo lloj borxhi dhe prapambetje që kanë ndërmarrjet e ujësjellësve që u dorëzohen qeverive vendore. Ne kete menyre ne i dorezojme ujësjellësat tek pushteti vendor, pa asnjë obligim të prapambetur. Duke gjykuar se eshte një veprim shumë i dobishëm, përgëzoj Ministrinë e Financave që ndërmori këtë masë shumë të rëndësishme në mënyrë që të ketë një stad të ri për decentralizmin e ujësjellësve. Përveç kësaj një sasi jo e vogël parash e parashikuar në buxhet,do tu jepet serish atyre sipas kërkesave që do të kenë."