KESH-i, 80 milionë euro për blerje energjie
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të shpenzojë 77 milionë euro të tjera për të blerë energji përgjatë gjysmës së dytë të këtij viti. Pas dështimit të tenderit vjetor në fillim të këtij viti, Korporata ka shpallur së fundmi tenderin e ri për blerjen e energjisë për gjysmën e dytë të vitit. Korporata kërkon energji për periudhën 1 korrik deri më 31 dhjetor 2008, duke bërë dhe njoftimin përkatës zyrtar pranë Agjencisë së Prokurimit Publik. Sasia totale e energjisë që KESH-i planifikon të blejë për 6 muajt e dytë të vitit është 883200 megavatë/orë. Energjia do të blihet e ndarë në 6 lote, me sasi të caktuara për çdo muaj. Tenderi, i cili do të zhvillohet me procedurë të hapur mbi kufirin e lartë monetar, do të mbahet më datën 9 qershor. Fondi limit total është 9.4 miliardë lekë ose rreth 77 milionë euro, ku përfshihen të gjitha detyrimet fiskale përveç tatimit mbi vlerën e shtuar. KESH-i ka parashikuar që veç ofertave klasike të pranojë edhe ato në formë elektronike. Në kulmin e krizës energjetike, por edhe në një nga momentet më të vështira financiare për të, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare zhvilloi në dhjetor tenderin vjetor për blerjen e energjisë për të gjithë vitin 2008. Shifra totale e parashikuar ishte 220 milionë euro për 2.45 miliardë kilovatë/orë sasi energjie. Tenderi dështoi.
FMN: Ulni importet
Misioni i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë, i sugjeroi qeverisë që të tregohet më e kujdesshme me mënyrën se si menaxhon sektorin energjetik. Blerjet e mëdha të energjisë kanë drobitur financat e Korporatës, e cila tashmë është kthyer në një rrezik për ekonominë e vendit. "Për të mos rritur çmimet, ju duhet të ulni importet marramendëse të energjisë", tha Gerëin Bell, shefi i Misionit të Fondit. Në fakt, sektori i energjisë në vend ka një sërë problemesh të trashëguara prej vitesh. "Problemet në sektorin energjetik pasqyrojnë një sërë ndikuesish. Ka probleme të vjetra me mbledhjen e faturave, ndërkohë që çmimet në Ballkan për energjinë janë rritur dhe janë shumë më të larta se çmimet për përdoruesit, të cilat s‘kanë lëvizur që nga viti i kaluar", tha Bell. KESH-i po përpiqet të përmirësojë mbledhjen e detyrimeve dhe të ulë shpenzimet e tejfryra operative për t‘i sjellë aty ku parashikohen nga Plani i Veprimit të Sektorit Energjetik. "Megjithatë do të nevojiten veprime më të thella për të krijuar një kulturë që s‘i shmanget detyrimeve dhe për të bërë të mundur që çmimet për përdoruesit vendas të jenë në atë pikë sa të mbulojnë shpenzimet", vijoi Bell. Por qeveria i kërkon Korporatës të sigurojë energji 24 orë për konsumatorët. KESH ka vazhduar edhe përgjatë këtij viti që të mbajë importet e larta të energjisë pavarësisht se situata hidrike, sipas specialistëve, është më e mira e 20 viteve të fundit. Burime zyrtare thonë se rezerva e kaskadës së Drinit aktualisht është 1.4 miliardë kilovatë/orë. Me këto importe, edhe për këtë vit do të nevojitet mbështetje nga buxheti për të përmirësuar gjendjen e KESH-it. FMN ka kërkuar një zgjidhje të menjëhershme. Qeveria ka pranuar që të mos përdoren më shumë se 5 miliardë lekë nga buxheti; pjesa më e madhe e kësaj shume do të vijë nga taksa të reja, por kjo mbështetje është e përkohshme.