Vdekja e minatorit, Ruli kërkon ndihmën e prokurorisë
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, pas aksidentit të ndodhur dy ditë më parë, me pasojë vdekjen e minatorit Nevruz Gjoka, ka marrë vendimin për heqjen e licencës ndaj shoqërisë "Duriçi 07", e cila operonte në zonën minerale të Bulqizës. Gjoka, gjatë punës duke gërmuar me ekskavator, si pasojë e rrëshqitjes së një volumi sterili, aksidentohet me pasojë vdekje, ndërsa plagoset lehtë punëtori Bardhyl Duriçi. Sipas mjekut ligjor, shkak i aksidentit është asfiksia, si pasojë e ndodhjes nën peshën e sterilit të shembur. Duke marrë shkas nga ngjarjet e shumta në minierat e Bulqizës, por edhe në zona të tjera, ministri Ruli ka kërkuar direkt ndihmën e prokurorisë për zgjerimin e hetimeve ndaj shkaqeve që po sjellin pasoja të rënda për jetët e minatorëve.
Masat
Pas aksidentit, në vendngjarje shkuan inspektorët e RISHM-it, të cilët, bazuar në rrethanat e ndodhjes të aksidentit, konkluduan se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të sigurimit teknik dhe projektit teknik. Pasi është bërë denoncimi përpara organeve të drejtësisë nga RISHMI, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka firmosur heqjen e licencës për këtë subjekt. METE, duke marrë shkas nga ky aksident, ripërsërit për të disatën herë shqetësimin e ngritur me kohë për aktivitetin e paligjshëm të rihapjes së shumë punimeve të vjetra minerare, të cilat kanë qenë mbyllur për efekte sigurie. Duke parë situatën e aksidenteve të përsëritura dhe të mosreagimit të subjekteve për të siguruar kushtet në punë, ministri Ruli i është drejtuar prokurorisë të jetë e vendosur duke vënë para përgjegjësisë fajtorët. Në këto rrethana, Ruli i ka dërguar dje një letër prokurores së Përgjithshme për t‘i kërkuar bashkëpunim të ngushtë me këtë organ, duke i vënë ndërkohë në dispozicion gjithë ekspertizën e nevojshme.
Situata
Sipas informacioneve që ministria disponon janë rihapur rreth 150 punime minerare të ish-minierave të kromit, bakrit, hekur-nikelit etj. Për sa u shkrua më sipër, METE që nga janari i këtij viti ka urdhëruar shoqëritë "Albminiera", "Albkrom" dhe "Albbakër" që të evidentojnë të gjitha punimet e rihapura dhe të venë në dijeni pushtetin lokal dhe organet e policisë për të parandaluar këtë aktivitet me pasoja për jetën e njerëzve. Për sa i takon sigurisë teknike në sektorin minerar, METE vëren me shqetësim se aksidentet e kohëve të fundit kanë treguar se edhe në minierat e licencuara ka pasur shkelje flagrante të rregullave të sigurimit teknik në punë. "Theksojmë se sipas ligjit është detyrë parësore e shoqërive minerare të garantojnë sigurinë në punë. Për këtë, prej disa muajsh RISHMI dhe AKBN po kryejnë kontrolle të plota në të gjitha minierat e evidentuara me risk, sidomos në zonën e Bulqizës", thanë dje burime zyrtare të ministrisë.