E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekreton dy anëtarë të Gjykatës së Lartë

 

Presidenti Bamir Topi ka emëruar dy anëtarë të Gjykatës së Lartë. Altina Xhoxhaj dhe Medi Bici janë dy emrat e rinj të Gjykatës së Lartë. Dekreti i presidentit ka hyrë në fuqi menjëherë. Burime zyrtare të presidencës kanë saktësuar se ky vendim është kryer në përputhje me kompetencat e Presidentit. Kompetenca të bazuara në nenin 93 të Kushtetutës ku thuhet se “Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete”. Dhe në nenin 136 pika 1 ku theksohet se “Anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›